Pas një pritjeje të gjatë, elita e basketbollit botëror, NBA fillon sërish dhe si zakonisht inaugurohet nga kampionët në fuqi. Në Boston, Celtics mposhtën Knicks 132-109 me një “dopio” nga Jason Tatum (37 pikë dhe 10 asistime).
Në ndeshjen tjetër, Los Angeles Lakers mundi Minnesota Timberuolves 110-103 falë 36 pikëve të Anthony Davis me 16 kërcime. LeBron James përfundoi me 16 pikë, ndërkohë më pak se 3 minuta lojë për djalin e tij Bronny te Lakers.
NBA rinis pikërisht aty ku përfundoi, me fitoren e Boston. Kampionët në fuqi të Celtics e nisën menjëherë fuqishëm dhe e bën të qartë se donin fitoren duke mposhtur Knicks 132-109.
Jayson Tatum përfundoi me 37 pikë dhe 10 asistime, Derrick Uhite (24) dhe MVP i finaleve të fundit Jalen Broun (23), gjithashtu filluan në këmbën e djathtë. Për Knicks, 22 pikët e shënuara nga Brunson dhe McBride që erdhën nga pankina nuk ishin të mjaftueshme. Kështu Bostoni filloi përsëri me një sukses të shkëlqyer.
Fitore edhe për Los Angeles Lakers, të cilët mundën Minnesotan, një nga protagonistët e edicionit të kaluar, 110-103 në “CryptoArena”. Verdhevjollcët e nisën fuqishëm në pjesën e parë, pas 23-22 të 12 minutave të para në favor të Timberwolves.
Protagonist në debutimin e tij nuk është (vetëm) LeBron James, por Anthony Davis, i cili shënoi “double” me 36 pikë dhe 16 kërcime. ‘Mbreti’ shënon 16 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime, ndërsa janë 18 për Hachimura, 12 për Reaves dhe 10 për Hayes. Ka vend edhe për debutimin e djalit të tij Bronny, i cili megjithatë luan vetëm 2 minuta e 40 sekonda pa gjetur pikë (0/3 nga fusha dhe një kërcim sulmues) përpara se t’i japë sërish vendin D’Angelo Russell.