KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rikthehet Champions League, mbrëmjen e sotme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Sporti > Rikthehet Champions League, mbrëmjen e sotme
Sporti

Rikthehet Champions League, mbrëmjen e sotme

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2024 1:23 pm
205 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kjo mesjavë rikthen emocionet e Champions League, me duele titanësh ku spektakli është i garantuar. Spikat supersfida Real Madrid-Borussia Dortmund në “Santiago Bernabeu”. Verdhezinjtë duan të hakmerren pas finales së humbur një vit më parë në stadiumin mitik “Wembley”, ku “Los Blancos” bënë për vete trofeun e 15 të Champions League.

Historia flet e gjitha për spanjollët, pasi nuk janë vetëm rekordmenët e këtij kompeticioni, por edhe në përballjet direkte fitues është ekipi i Ancelottit. Në 15 ndeshje që Dortmund ka luajtur me Realin, gjermanët kanë fituar vetëm 3, Reali ka triumfuar në 7, ndërsa 5 sfida janë mbyllur në barazim. Megjithatë, në ndeshje të tilla, statistikat janë thjesht histori dhe gjithçka mbetet për t’u parë dhe shijuar.

Në anën tjetër, Paris Saint Germain përballet me PSV Eindhoven. Francezët kanë detyrim vetëm fitore përballë holandezëve, pasi në rast të një tjetër disfate llogaritë për kampiionët e Ligue 1 mund të vështirësoheshin dhe më shumë. Ramos, Lucas Hernandez dhe Kimpembe nuk janë në dispozicion të teknikut Luis Enrique, ndërsa Kolo Muani është në dyshim. Në dy ndeshjet e para, Parisi ka fituar minimalisht ndaj Girona dhe është mundur 2-0 nga Arsenali. Për këtë arsye, kampionët e Francës duan të rikthehen sa më parë te tre pikët.

Arsenali kërkon tre pikët e radhës ndaj Shaktar Donjeck. “Topçinjtë” janë favoritë absolutë në letër, ndonëse mungesat mund të ndikojnë disi në fushë. Me Odegaard e Tomiyasu të dëmtuar dhe Saka në dyshim, anglezët do të zbresin në fushë vetëm për fitore. Deri më tani, londinezët kanë barazuar me Atalantën në ndeshjen e parë dhe kanë fituar ndaj Paris Saint Germain.

Në anën tjetër, Juventus sfidon Stuttgart dhe kërkon fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve. Bardhezinjtë vijnë me shumë mungesa, që nga portieri Di Gregorio i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen me Leipzig, ndërsa Bremer, Koopmeiners, Milik dhe McKennie janë të dëmtuar.

Në orën 18:45, Milani, pas shumë problemeve që po kalon, për t’u ringritur kërkon medoemos tre pikë ndaj belgëve të Club Brugge, ndërsa Bologna përballet me Aston Villa në transfertë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Formula 1/ Pse në Baku do të garohet të shtunën?

Taulant Xhaka shpërthen në mbrojtje të Granitit dhe u jep një leksion mediave zvicerane

Ditë vendimtare për të ardhmen e Granit Xhakës

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Granit Xhaka e pranon falsifikimin: Kisha frikë ta merrja vaksinën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dokumentari anti-ukrainas, i reklamuar nga ekstremi i djathtë, i financuar nga Moska
Artikulli tjetër Kush ka sistemin tatimor më konkurrues në Europë?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama shkarkon Vlora Hysenin
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA
Analize Bota Finance Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.