KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Aktivistët akuzojnë Këshillin e Mandateve se po bllokon drejtësinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Aktivistët akuzojnë Këshillin e Mandateve se po bllokon drejtësinë
AktualeFokusKomentKryesoreSocialeUncategorized

Aktivistët akuzojnë Këshillin e Mandateve se po bllokon drejtësinë

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2026 1:04 pm
453 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Të mërkurën paradite një grup aktivistësh të shoqërisë civile protestuan përballë Kryesisë së Kuvendit duke kërkuar heqjen e mandatit të deputetes dhe dorëzimin e zv/kryeministres Balluku përpara drejtësisë.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve që ishte parashikuar të kryhej më 28 Janar për imunitetin e zv/kryeministres Belinda Balluku, është shtyrë pa afat.

Aktivistët e quajtën këtë shtyrje si manovër për t’iu shmangur kërkesës së ardhur nga drejtësia dhe pretenduan se Këshilli i Mandateve po përdoret si instrument për të blerë kohë dhe për të shmangur llogaridhënien.

“Këta që janë të veshur me pushtet po përdorin të gjitha mënyrat ligjore dhe ekstraligjiore për të zvarritur këtë proces. Rreziku është se nëse kalon afati prej tre muajsh mund të pushohet çështja”, tha aktivisti Andi Tepelena.

Ai shtoi se ky është një moment tepër delikat jo vetëm për drejtësinë, por edhe për demokracinë shqiptare.

Sidorela Vatnikaj, aktiviste e kauzave civile shtoi se zvarritja e procesit nga Këshilli i Mandateve po përkthehej në një mesazh të qartë që ligji nuk është i barabartë për të gjithë.

“Mandati i Ballukut po përdoret si mburojë përpara drejtësisë”, tha Vatnikaj. “Kjo nuk është një vonesë proceduriale, por një mbrojtje e orkestruar”, shtoi ajo lidhur me shtyrjen e seancës për mandatin e Ballukut.

Edhe Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare u shpreh se deputetët janë pikërisht personat e zgjedhur nga populli për të mbrojtur interesat e qytetarëve, por në këtë rast kjo nuk po ndodh.

“Si mundet që deputetët të zgjedhur prej popullit mbrojnë hajdutët dhe vjedhjen, dhe të korruptuarit. Kjo është a papranueshme”, tha Qiraxhi gjatë fjalës së tij.

“E kanë shtyrë mbledhjen pa afat, duket sikur në këtë vend punojnë vetëm hajdutët” përfundoi ai.

Gjatë aksionit simbolik aktivistët hodhën gjithashtu dhjetëra çelësa të cilët simbolizonin apartamentet e zv/kryeministres të përfituara nëpërmjet aferave korruptive.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Frika nga autizmi ul vaksinimin, vendi në rrezik epidemik
Artikulli tjetër Trump konsolidon ndikimin në Ballkan

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.