KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zbulimi që ndryshon gjithçka! Marsi ka qenë i banueshëm
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Te Tjera > Zbulimi që ndryshon gjithçka! Marsi ka qenë i banueshëm
BotaSocialeTe TjeraUncategorized

Zbulimi që ndryshon gjithçka! Marsi ka qenë i banueshëm

Përditësimi i fundit: 18 Prill, 2025 11:19 am
282 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një zbulim i jashtëzakonshëm shkencor ka konfirmuar se Marsi dikur ka qenë një planet i banueshëm.

Kjo nuk është më thjesht një hipotezë, por një fakt i mbështetur në prova shkencore të prekshme. depozita të mëdha karbonatesh janë zbuluar në sipërfaqen e Planetit të Kuq, dëshmi e pranisë së CO₂ në atmosferën e lashtë të tij – në kohën kur Marsi kishte ende një klimë më të ngrohtë dhe ishte i mbuluar me oqeane.

Këto depozita të karbonatit, të cilat janë minerale të krijuara nga bashkëveprimi i dioksidit të karbonit me ujin dhe shkëmbinjtë, tregojnë se në Mars ka ekzistuar një cikël aktiv karboni – një proces thelbësor për mbështetjen e jetës.

Zbulimi është publikuar në një revistë shkencore prestigjioze, e cila i ka kushtuar kopertinën këtij studimi, të udhëhequr nga profesori Benjamin Tutolo nga Universiteti i Calgary-t në Kanada.

“Ky është një zbulim befasues dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm,” shprehet Tutolo. “Ai na tregon se Marsi ka pasur kushte që mbështesnin jetën.”

Depozitat janë zbuluar falë roverit Curiosity të NASA-s, i cili që nga viti 2012 po eksploron kraterin Gale – një zonë e lashtë që besohet se dikur ka qenë e mbuluar nga një liqen i madh. Pavarësisht se më parë ishin gjetur vetëm sasi të vogla karbonatesh në Mars, të dhënat e reja tregojnë për praninë e përqendrimeve të larta të sideritit (karbonat hekuri), të integruar në shtresa të pasura me sulfat magnezi.

Zbulimi erdhi si surprizë për shkencëtarët, pasi matjet nga satelitët në orbitën e Marsit nuk kishin zbuluar më parë karbonate në këtë zonë. Kjo sugjeron se formimi i tyre ka ndodhur përmes reaksioneve të drejtpërdrejta midis ujit dhe shkëmbinjve, të ndikuara nga procese të avullimit, duke e bërë të mundur kapjen e CO₂ nga atmosfera e hershme në shkëmbinj sedimentarë.

Sipas studiuesve, këto depozita përfaqësojnë një “arkiv të madh të atmosferës së lashtë të Marsit” dhe përforcojnë më tej idenë se planeti ka pasur një të kaluar shumë më dinamike dhe të përshtatshme për jetën nga sa mendohej më parë.

 

Marre nga The Science

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Atentat me 4 të plagosur në Tiranë, dy prej tyre të mitur, 11 dhe 17 vjeç
Artikulli tjetër Inteligjenca artificiale mund të parandalojë zjarret, në botë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.