KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ish-presidenti i Perusë, Toledo, dënohet me 20 vjet burg për korrupsion
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ish-presidenti i Perusë, Toledo, dënohet me 20 vjet burg për korrupsion
AktualeBotaFokus

Ish-presidenti i Perusë, Toledo, dënohet me 20 vjet burg për korrupsion

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2024 8:12 am
120 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ish-Presidenti i Perusë Alejandro Toledo u shpall fajtor të hënën për marrje ryshfeti nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht dhe u dënua me 20 vjet e gjashtë muaj burg. Vendimi shënon dënimin e parë të profilit të lartë në Peru, lidhur me operacionin e koduar “Lava Jato” (larja e makinës) që çoi në zbulimin e një skandali korrupsioni.

Alejandro Toledo, 78 vjeç, ekonomist, që ka mbaruar doktoraturën në Universitetin e Stanfordit, drejtoi Perunë nga viti 2001 deri në 2006. Ai u dënua për marrjen e ryshfetit prej 35 milionë dollarësh nga kompania e njohur më parë si Odebrecht, sipas prokurorëve, në këmbim të një kontrate për ndërtimin prej saj të rrugës që tani lidh bregdetin jugor të Perusë me një zonë në Brazilin perëndimor.

Gjatë procesit gjyqësor njëvjeçar, zoti Toledo mohoi akuzat për pastrim parash dhe atë të bashkëpunimit për të kufizuar konkurencën. Kompania Odebrecht, e njohur tani si Novonor, ishte në qendër të skandalit më të madh të korrupsionit në Amerikën Latine, pasi pranoi në vitin 2016 se kishte korruptuar zyrtarë në dhjetra vende për të siguruar kontratat e punëve publike.

Javën e kaluar, ish-Presidenti Toledo i kërkoi gjykatës që ta lejonte të vuante dënimin në shtëpi, ndërsa përballej me kancerin.

“Ju lutem më lejoni të shërohem ose të vdes në shtëpi”, tha ai.

Masa e dënimit u dha në një burg të vogël në Lima, ku Toledo qëndron i burgosur që nga viti i kaluar.

Ish-presidenti Pedro Castillo po mbahet në të njëjtin burg, ndërsa përballet me akuzat për “rebelim” pasi u përpoq të shpërndante Kongresin në 2022. Dy ish-presidentë të tjerë, Pedro Pablo Kuczynski dhe Ollanta Humala, janë gjithashtu në hetim për çështjen “Odebrec”. Ish-Presidenti Toledo, u arrestua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2019 pasi zyrtarët në Peru kërkuan ekstradimin e tij.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati projektligji, kufiri i sigurimit të depozitave rritet në 6 milionë lekë

Kodi Doganor ndryshon, lehtësohen sanksionet për bizneset

Vlora Hyseni dyshohet se i çoi informacione shtetërore Ergys Agasit

Kontrollet në banesën e Ilir Prodës, i sekuestrohen telefonin, PC dhe disa USB

Pezullohet nga detyra dhe firmoset ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK me njoftim zyrtar për arrestimi i Ilir Metës
Artikulli tjetër Pse samiti i 16- të i BRICS-it, në Rusi, mund të jetë më i rëndësishmië?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Punësimi sezonal jashtë solli një rekord të ri historik për të ardhurat
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Rama censuron takimin dhe trasmeton fjalimin e tij në Michigan
Analize Kryesore Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
BE ultimatum: Deri në fund të vitit ligji për Zonat e Mbrojtura duhet të ndryshojë
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Protesta në ditën e 114-të/ Thirrje për grumbullim para Kuvendit, për anullimin e Paketës së Maleve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.