KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Italia me ligj të ri për ta shpëtuar politikën e transferimit të migrantëve, në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Italia me ligj të ri për ta shpëtuar politikën e transferimit të migrantëve, në Shqipëri
AktualeFokusOpinionSociale

Italia me ligj të ri për ta shpëtuar politikën e transferimit të migrantëve, në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2024 8:22 am
132 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria e Italisë, e drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni, ka miratuar ligj të ri për ta shpëtuar politikën e transferimit të migrantëve në Shqipëri.

Kjo lëvizje e kryeministres së Italisë e përmbys një vendim të gjykatës në Romë që mund të kishte bllokuar marrëveshjen për të frenuar ardhjen e migrantëve.

Qeveria e ekstremit të djathtë e Italisë ka miratuar ligjin e ri për ta tejkaluar një vendim të gjykatës që rrezikonte bllokimin e marrëveshjes multimilionëshe me Shqipërinë që kishte synim ta frenonte ardhjen e migrantëve.

Të premten, një gjykatë në Romë vendosi që të riktheheshin në Itali 12 azilkërkues që ishin dërguar në qendrën e re italiane të migracionit në Shqipëri. Vendimi hodhi dyshime mbi ligjshmërinë e planeve të Bashkimit Evropian për të eksploruar mënyra që të krijohen qendra për t’i përpunuar kërkesat dhe për t’i ndaluar migrantët jashtë bllokut, si pjesë e një qasjeje të re të masave më të ashpra kundër migracionit.

Grupi i migrantëve, që kishin arritur në portin shqiptar të Shëngjinit nga Lampedusa me një anije ushtarake javën e kaluar, ishin në mesin e 16 personave të parë që u transferuan në objektin e ri në Gjadër sipas marrëveshjes mes kryeministres së Italisë, Meloni dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Katër nga 16 burrat u dërguan menjëherë në Itali të enjten, përfshirë dy të mitur dhe dy që u konsideruan të cenueshëm.

12 tjerë, të cilët gjyqtarët në Romë urdhëruan të ktheheshin në Itali, u kthyen në portin e Barit të shtunën.

Ishte një goditje ndaj planit të Melonit.

Partia e Melonit reagoi ashpër në rrjete sociale, duke e quajtur vendimin si të motivuar politikisht dhe që donte të shfuqizonte kufijtë e Italisë.

Madje edhe ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, sulmoi gjyqtarët, duke thënë se “përkufizimi i një vendi të sigurtë s’mund të varet nga gjyqësori”.

Mosmarrëveshja që kishte shkaktuar reagime ishte lidhur me përkufizimin e asaj që përbën “vende të sigurta” të origjinës. 16 azilkërkuesit vinin nga Egjipti e Bangladeshi, vende të konsideruara të sigurta nga Italia, dhe për këtë arsye, sipas Qeverisë, ata duhet të ishin riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës.

Megjithatë, gjyqtarët urdhëruan kthimin e tyre në Itali, duke thënë se burrat mund të rrezikoheshin nga dhuna nëse riatdhesohen.

Të hënën Qeveria miratoi një ligj të ri. Këshilli i ministrave aprovoi dekretin pas një mbledhje urgjente të hënën pasdite.

Qëllimi i ligjit të ri është të hartojë një listë të re të vendeve të sigurta, që mund të përditësohet çdo gjashtë muaj, dhe t’i lejojë një gjykate të apelit t’i rishqyrtojë vendimet për transferimin e azilërkuesve në Itali.

Tash e tutje vendi i origjinës do të jetë kushti parësor për riatdhesim. Qeveria e Melonit shpreson që me këtë vendim të lidhë vendimin e gjykatësve me dekretet qeveritare.

“Ne do të vazhdojmë punën tonë pa ndalur për t’i mbrojtur kufijtë tanë”, tha Meloni.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sllovakia, Hungaria dhe Serbia, bashkë kundër migracionit të paligjshëm
Artikulli tjetër Ushtria izraelite: Hezbollahu ka fshehura miliona dollarë dhe ar nën një spital

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA
Analize Bota Finance Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.