Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka reaguar lidhur me marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët e kapur në brigjet italiane dhe transferimin e tyre drej kampeve të Gjadërit dhe Shëngjinit.
Teksa po komentonte zhvillimet e fundit lidhur me marrëveshjen, Renzi përmendi edhe arrestimin e ish-presidentit, Ilir Meta.
“Ne e dimë që pak më herët u arrestua ish-presidenti shqiptar. Nga pamjet e arrestimit që kapet dhe tërhiqet zvarrë në mes të rrugës një ish-president, imagjinoje çfarë mund të bëjnë autoritetet shqiptare me emigrantët bangladeshas”, shprehet ai.