KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pensionistët thirrje për protestë nesër, para Kryeministrisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pensionistët thirrje për protestë nesër, para Kryeministrisë
AktualeFinanceKomentSociale

Pensionistët thirrje për protestë nesër, para Kryeministrisë

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2024 1:08 pm
206 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Përfaqësues të grupimit “Pensionistët Bashkë” njoftuan të martën para Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit se do të mbajnë një protestë për t’i ushtruar trysni qeverisë për rishikimin e nivelit të pensioneve.

Protesta do të mbahet ditën e mërkurë, datë 23 tetor, në orën 10:00 përpara Kryeministrisë.

Ata u shprehën të indinjuar për takimin që Kryeministri Edi Rama zhvilloi një ditë më parë, të hënën te Piramida.

Në këtë takim, Rama dhe ministrat e linjës, Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj u justifikuan për nivelin e përgjithshëm të pensioneve pavarësisht se pranuan se pensionistët janë kategoria që ka përfituar më pak nga zhvillimi ekonomik i vendit.

Për përfaqësuesit e grupimit “Pensionistët Bashkë”, takimi i së hënës ishte një tallje, dhe indeksimi prej 4.1% që u ka bërë qeveria është “një lëmoshë dhe jo rritje”.

“Ne përfaqësuesit e grupimit “Pensionistët Bashkë” jemi të indinjuar nga qëndrimi i qeverisë në lidhje me indeksimin e pensioneve. Shqipëria e sotme i ka të gjitha mundësitë për rritje të rëndësishme të pensioneve”, tha pensionisti Qani Shino duke i bërë thirrje gjithë pensionistëve t’i bashkohen protestën që ata kanë thirrur të mërkurën.

“Ju bëj thirrje gjithë njerëzimit të mos tremben më nga pushtetet, të vijnë dhe të protestojnë me ne”, tha më tej ai.

Vladimir Dyshniku u shpreh se indeksimi që bëri qeveria “ngjalli neveri tek të gjithë pensionistët”.  “Koeficienti i turpshëm skandaloz 4.1%, ajo ishte një vjedhje skandaloze”, tha Vladimiri.

Të tjerë pensionsitë që morën pjesë në aksion u shprehën se situata e pensionistëve është alarmante dhe nuk ka asnjë arsye për të mos protestuar.  Agim Vladi tha se merr 224 mijë lekë pension, i cili është i pamjaftueshëm dhe shumicën e tij e përdor për ilaçe.

“Protestën e  nesërme e kemi thirr pasi pensionistët janë në një varfëri tepër të plotë.  Unë marrë 224 mijë lekë, kam punuar në minierën e Bulqizës dhe është e pafalshme”, tha Agimi.

“Në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur që pensionistët të marrin 60% të pagës dhe jo 70, ne nuk e gëzojmë këtë të drejtë. Jemi të diskriminuar”, u shpreh Besim Hoxha, një tjetër pensionist.

Shqipëria numëron afërisht 791 mijë pensionistë prej të cilëve rreth 92% e tyre përfitojnë pensione nga skema e detyrueshme e sigurimit shoqëror, invaliditetit apo pensionet familjare.  8% përfitojnë pensione nga programet e veçanta të trajtimit në kategoritë e ish-ushtarakëve, punonjësit e minierave, naftëtarëve etj.

Pensionistët kanë reaguar disa herë për indeksimin “qesharak” të pensioneve, duke e kundërshtuar atë.

Në një kohë kur kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm dhe pensionet e tyre mesatare shkojnë te 15 mijë lekë në muaj.

Sipas indeksimit të qeverisë, pensionet në qytet rritem me rreth 752 lekë. Pensionistët me pension mesatar  morën në tetor 18,993 lekë. Ndërsa një pensionist në fshat, mori 453 lekë më tepër.

“Ne nuk na u rritën pensionet po na u ulën, me të dëgjuar lajmin e indeksimit, dyqanet kanë rritur çmimet, tani nuk na del as për ushqimet bazike”, tha Qani Shino.

“Një paracetamol kushton 40 lekë, as kaq nuk na e ka rritur në ditë qeveria pensionin”, tha një tjetër pensionist.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria vendos taksë për banesat me qira ditore, 20 euro në vit për shtrat
Artikulli tjetër Dokumentari anti-ukrainas, i reklamuar nga ekstremi i djathtë, i financuar nga Moska

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut
Aktuale Koment Korrupsion Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.