Ambasadori i BE Gonzato konfirmoi, se ish deputeti i PD, Mark Marku do të jetë në kryet të dialogut të qeverisë me median.
Vetë Marku deklaroi: E kam pranuar me kënaqësi këtë rol, sepse integrimi në BE ka rëndësi. Këtë nuk mund ta bëjë qeveria. Kemi kaluar tek një anëtar i tretë, që është universiteti. Procesi do jetë i vështirë. Do zgjasë një vit. Në fund do të sjellim projektligje në parlament. Platforma ka qëllim të krijojë kushtet për të hyrë në BE”.