KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Izraeli akuzon gazetarët e rrjetit Al Jazeera si militantë palestinezë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Izraeli akuzon gazetarët e rrjetit Al Jazeera si militantë palestinezë
BotaOpinion

Izraeli akuzon gazetarët e rrjetit Al Jazeera si militantë palestinezë

Përditësimi i fundit: 24 Tetor, 2024 8:38 am
149 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ushtria izraelite akuzoi të mërkurën gjashtë gazetarë të rrjetit Al Jazeera, që mbulojnë luftën në Gazë, se ishin gjithashtu luftëtarë aktualë me pagesë ose të mëparshëm të grupeve militante palestineze. Rrjeti mediatik Al Jazeera i mohoi menjëherë pretendimet izraelite.

Izraeli e mbështet akuzën ndaj gazetarëve tek dokumente, për cilat tha se i kishte zbuluar në Gazë dhe elementë të tjerë të grumbulluara nga agjencitë e zbulimit. Të gjithë gazetarët janë meshkuj palestinezë. Sipas akuzës izraelite, katër prej tyre janë të lidhur me Hamasin dhe dy të tjerë me Xhihadin Islamik Palestinez.

Televizioni Al Jazeera tha se akuzat ishin “të sajuara” dhe “pjesë e një prirjeje më të gjerë armiqësie” ndaj rrjetit mediatik arab. Al Jazeera tha se pretendimet ishin “një përpjekje e hapur për t’u mbyllur gojën gazetarëve të paktë të mbetur në rajon, duke zbehur për audiencën botërore realitetin e ashpër të luftës”.

Agjencia e lajmeve Associated Press nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e dokumenteve që Izraeli shpërndau në internet për të mbështetur pretendimet e veta.

Rrjeti mediatik Al Jazeera e ka selinë në Katar, shtet i pasur me naftë ku janë vendosur shumë zyrtarë të lartë të Hamasit. Vendi arab i cili e financon rrjetin Al Jazeera, ka qenë gjithashtu një lojtar i rëndësishëm në negociatat për armëpushimin në Gazë, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin.

Gazetarët e rrjetit Al Jazeera, Anas al-Sharif, Hossam Shabat, Ismael Abu Omar dhe Talal Arrouki u akuzuan nga Izraeli për lidhje me Hamasin. Ashraf Saraj dhe Ala Salameh akuzohen për lidhje me Xhihadin Islamik. Sipas dokumenteve të shpërndara nga Izraeli, ata kanë patur role të ndryshme, që nga ushtar të këmbësorisë e deri tek propaganda.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve lëshoi të mërkurën një deklaratë kritike ndaj Izraelit ku thuhet se ai vend “ka bërë vazhdimisht pretendime të ngjashme të paprovuara pa ofruar prova të besueshme”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri

Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Spanjë, arrestohen dy persona, planifikonin sulmi të armatosur në një stacion televiziv
Artikulli tjetër Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Sulmet ndaj Shqipërisë vijnë nga Irani dhe grupet ruse

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama shkarkon Vlora Hysenin
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.