KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: I vendosi zjarrin vetes për 100 mijë lekë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > I vendosi zjarrin vetes për 100 mijë lekë
AktualeFokusSociale

I vendosi zjarrin vetes për 100 mijë lekë

Përditësimi i fundit: 24 Tetor, 2024 11:11 am
125 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e martë, kur një 58-vjeçare në gjendje të rënduar psikologjike u lye me benzinë dhe i vendosi zjarrin vetes, para ambienteve të Bashkisë së Durrësit. Ishin kalimtarët e çastit ata të cilët ndërhynë menjëherë dhe i hoqën rrobat gruas e identifikuar si Fatime Gashi.

Menjëherë ajo u dërgua në Spitalin e Durrësit dhe më pas në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza ku dhe po vijon të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Në lagjen nr. 2, shtetasja F. G., 58 vjeçe, banuese në Durrës, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, në rrugë. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi dje Policia.

Pas këtij akti ekstrem qëndron një e vërtetë e trishtë e cila shtyu Fatime Gashin drejt vetflijimit. Gruaja 58-vjeçare do të ishte viktima e dytë për shkak të një kredie që kishte marrë në institucionet e mikrokredive dhe nuk po e shlyente dot.

Pas të ndjerit Pal Trashaj i cili piu helm para ambienteve të SPAK pasi po haste probleme të mëdha me një kredi të mbetur që nga viti 2008, vetëm 760 mijë lekë të vjetra që Micro Credit Albania ia kishte çuar 4.8 milion lekë, 58-vjeçarja do të digjte veten për 100 mijë lekë të reja, ose e thënë ndryshe për një milion lekë.

Nga shtrati i spitalit në QSUT ku dhe po vijon të marrë mjekim për plagët si pasojë e djegies, Fatime Gashi i ka bërë thirrje shtetit për ndihmë pasi kredidhënësit janë duke i bërë presion.

“Nuk e përballoj dot më. Kam marrë kredi dhe më bëjnë presion”, u shpreh ajo.

Fatime Gashi jeton vetëm me djalin e saj, i cili jo gjithmonë gjen punë. Ajo trajtohet me një pension familjar prej 90 mijë lekësh dhe gjendja në të cilën jetojnë është e mjerueshme.

Fatimja shfrytëzon muajt e verës që të punojë, ndërkohë frekuenton qendrën sociale ditore në bashkinë e Durrësit, ku ushqehet me tre vakte.

 

Marrë nga NewsBomb

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Demokratët vijojnë takimet me eurodeputetët, në Strasburg
Artikulli tjetër Durrës Marina nis shitjet për 2 godina të tjera, çmimet i kalojnë 3 mijë euro/m²

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA
Analize Bota Finance Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.