KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Produktet e prodhuara në Kinë mbizotërojnë zgjedhjet amerikane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Produktet e prodhuara në Kinë mbizotërojnë zgjedhjet amerikane
AnalizeBotaEkonomiSociale

Produktet e prodhuara në Kinë mbizotërojnë zgjedhjet amerikane

Përditësimi i fundit: 24 Tetor, 2024 1:25 pm
128 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara po hyjnë në fazën përfundimtare, gjithnjë e më shumë votues po shprehin mbështetjen për kandidatin e tyre të preferuar duke mbajtur veshje me mesazhe zgjedhore.

Ata mund të mos e dinë se kapelja në mbështetje të ish-Presidentit Trump ose bluza për Nënpresidenten Harris që ata kanë veshur, ka të ngjarë të jenë prodhuar në Kinë.

Me ndihmën e platformave elektronike, tregtarët kinezë po mbizotërojnë me mallra të lira tregun e produkteve të fushatave zgjedhore në Shtetet e Bashkuara. Duket se prodhuesit amerikanë të këtyre produkteve po hasin në vështirësi për t’i konkurruar.

“Mendoj se sasia e gjërave në Amazon dhe Etsy që vijnë nga Kina dhe vende të tjera në anije mallrash dhe shkarkohen në brigjet amerikane po ndikon në mënyrë drastike në aftësinë e prodhuesve amerikanë, si unë, për të konkurruar dhe rritur biznesin tonë. Mendoj se është dramatike”, thotë Ben Waxman, themelues dhe bashkëpronar i ‘American Roots’, një kompani amerikane e veshjeve.

Për shkak të privatësisë, zoti Waxman nuk i dha shërbimit mandarin të Zërit të Amerikës shifrat e prodhimit ose fitimit, por ai tha se p.sh. bluzat e tij për fushatën të prodhuara në Amerikë, shiten për rreth 15 dollarë secila, ndërsa ato në platformën kineze të shitjeve me pakicë në internet, Temu, mund të shiten për 3 dollarë.

“Është më shtrenjtë kur paguan paga më të larta dhe respekton standardet mjedisore”, tha zoti Waxman, duke iu referuar kritikave të hershme për praktikat e prodhimit të Kinës.

Punonjësit e tij janë të organizuar në një sindikatë dhe kompania ka prodhuar veshje për fushatat e kandidatëve presidencialë, kryesisht bluza, që nga viti 2016, me të gjitha lëndët e para dhe materialet të siguruara në Amerikë.

Mbingopja e tregut

Shërbimi mandarin i Zërit të Amerikës nuk arriti të gjejë shifrat totale të shitjeve të produkteve të prodhuara në Amerikë, krahasuar me ato të prodhuara në Kinë. Por prania masive e produkteve zgjedhore të prodhuara në Kinë, që shiten në platformat elektronike të tregtimit, si Amazon apo eBay, dëshmon se këto produkte po vërshojnë në tregun amerikan.

Vetëm në platformën Temu, dhjetëra mijëra objekte me tematikë zgjedhore janë shitur për shumë më pak se versionet e fushatave zyrtare.

Ndër to, p.sh. një kapele “Make America Great Again” kushton më pak se 4 dollarë, ndërsa në faqen zyrtare të fushatës së ish-Presidentit Trump, ku thuhet se “Të gjitha produktet janë të prodhuara në Shtetet e Bashkuara”, ato shiten për një çmim 10 herë më të lartë – 40 dollarë.

Po kështu, kapelja “Kamala Harris 2024” në platformën Temu shitet për më pak se 3 dollarë, ndërsa në faqen zyrtare të fushatës zgjedhore ajo shitet me çmimin 47 dollarë.

Edhe ekipi i elektoral i Nënpresidentes Harris është zotuar të shesë në faqen zyrtare vetëm produkte të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

Zëri i Amerikës kërkoi koment nga të dyja kampet elektorale, por nuk mori përgjigje deri në momentin e publikimit.

Kontrasti i fortë në çmime thekson sfidat me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara për uljen e varësisë nga produktet kineze dhe mbylljen e një boshllëku në legjislacionin për tregtinë (i njohur si de minimis), që u lejon kompanive kineze të dërgojnë mallra me vlerë nën 800 dollarë në Shtetet e Bashkuara pa paguar detyrime doganore.

Kim Glas, presidente dhe drejtore ekzekutive e Këshillit Kombëtar të Organizatave të Tekstilit, një organizatë e lidhur me sindikatat, tha se abuzimi me këtë boshllëk ligjor është masiv, duke shtuar se anëtarët e organizatës së saj “humbën 21 operacione prodhuese gjatë 18 muajve të fundit”.

Zonja Glas tha se disa nga kompanitë anëtare të këshillit zbuluan se shitjet e produkteve të fushatës janë më të ngadalta këtë vit se në çdo cikël të mëparshëm zgjedhor në Shtetet e Bashkuara.

Shërbimi mandarin i Zërit të Amerikës kontaktoi kompanitë Amazon dhe eBay për komente mbi vëllimin e mallrave të fushatës presidenciale të importuara nga Kina në faqet e tyre të internetit dhe rregulloret që kanë për shitësit kinezë, por nuk mori një përgjigje deri në kohën e publikimit.

Platforma Temu nuk komentoi mbi shitjet e produkteve zgjedhore në Shtetet e Bashkuara, por zëdhënësi i kompanisë u përgjigj në një email për shërbimin mandarin të Zërit të Amerikës se, “Rritja e Temus-it nuk varet nga politika de minimis. Shtysat kryesore për zgjerimin tonë të shpejtë dhe pranimin në treg janë efikasiteti i zinxhirit të furnizimit dhe aftësitë operacionale që kemi kultivuar gjatë viteve”.

Zëdhënësi shtoi se, “jemi të hapur dhe mbështesim çdo ndryshim të politikave të bëra nga ligjvënësit që përputhen me interesat e konsumatorëve”.

Përfaqësuesit e industrisë tekstile amerikane vënë në dukje ironinë e faktit se ndërsa dy kandidatët presidencialë amerikanë flasin ashpër për tregtinë me Kinën, ndjekësit e tyre po blejnë produkte të prodhuara në Kinë për të treguar mbështetjen e tyre për ta.

“Nëse dikush mbështet një kandidat për shkak të politikës ekonomike të atij kandidati dhe pikëpamjeve të tij për përmirësimin e ekonomisë sonë, të mjedisit tonë, të kushteve tona të punës dhe duke rritur sasinë e prodhimit vendas, atëherë ata po mbështesin një kandidat duke blerë një produkt që është prodhuar në një vend që përfaqëson të kundërtën e kësaj. Ata në fakt po i bëjnë një dëm vetes, kandidatit dhe ekonomisë”, tha Mitch Cahn, president i ‘Unionwear’, një kompani veshjesh në Nju Jork, që ka furnizuar mbi 300 mijë kapele bejsbolli për fushatën e Nënpresidentes Harris.

‘Produktin mund ta prodhojë çdokush’

Zoti Cahn vë në dukje se çdokush mund të prodhojë produkte fushate, sepse fushatat nuk kontrollojnë pronësinë e tyre intelektuale. Ata mendojnë se “është më e vlefshme për ta që një person të mbajë emrin e fushatës mbi kokë, sesa të fitohet para nga shitja e mallit”.

“Kur çdokush mund ta prodhojë produktin dhe ta shesë atë, shumë prej produkteve do të përfundojnë duke u prodhuar në Kinë, sepse thjesht nuk ka shumë prodhues këtu”, i tha zoti Cahn shërbimit mandarin të Zërit të Amerikës.

Agjencia e lajmeve Associated Press raportoi më 18 tetor se mijëra nga Biblat e fushatës “Zoti e bekoftë Amerikën” të ish-Presidentit Donald Trump, u shtypën në Kinë. Associated Press vuri gjithashtu në dukje se shumica e Biblave, jo vetëm ajo e mbështetur nga ish-Presidenti Trump, prodhohen në Kinë.

Kritikët vërejnë se ky zbulim mund të dëmtojë fushatën e ish-Presidentit Trump për mbështetjen e produkteve ‘Made in the USA’.

“Në vitet e kaluara [zgjedhore], ky do të kishte qenë një skandal”, thotë Marc Zdanow, konsulent politik dhe drejtor ekzekutiv i organizatës ‘Engage Voters U.S.’.

“Mendoj se votuesve të ish-Presidentit Trump thjesht nuk u intereson… Unë mendoj se pikëpyetja është nëse kjo merr rëndësi për ata votues që janë ende të pavendosur. Kjo çështje sigurisht që mund të jetë e mjaftueshme për ta larguar këtë grup nga Trump-i”.

Chris Tang, profesor i administrimit të biznesit dhe menaxhimit global në Shkollën ‘Anderson’ të Menaxhimit, në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, i tha shërbimit mandarin të Zërit të Amerikës se ndikimi i mallrave të prodhuara në Kinë në ekonominë amerikane nuk ka të bëjë thjesht me humbjet e njëanshme të vendeve të punës në prodhim. Janë edhe konsumatorët që zgjedhin t’i marrin këto produkte me çmime të ulëta.

“Ndërsa ka humbje të vendeve të punës në prodhim, kjo krijon mundësi për bizneset e vogla që të importojnë sasi të vogla me shpejtësi, duke përdorur [shitësit kinezë në internet si] Alibaba, për të gjetur kompani për t’i prodhuar mallrat për fushatat zgjedhore me shpejtësi dhe për t’i shitur ato në internet me shpejtësi”.

Zoti Tang tha se Shtetet e Bashkuara duhet të zhvillojnë një sektor prodhimi që fokusohet në produktet me vlerë të lartë, jo në ato të lira, siç janë mallrat e fushatave elektorale amerikane.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mitsotakis: Greqia është përballur me kushtet më të këqija të motit në 40 vjet
Artikulli tjetër Pavarësisht marrëveshjeve, shqiptarëve në jug të Serbisë nuk u njihen diplomat e Kosovës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama shkarkon Vlora Hysenin
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.