KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Angli-Shqipëri, operacioni “Marewood” kap kokainë armë dhe para të krimit të organizuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Angli-Shqipëri, operacioni “Marewood” kap kokainë armë dhe para të krimit të organizuar
FokusZhvillim

Angli-Shqipëri, operacioni “Marewood” kap kokainë armë dhe para të krimit të organizuar

Përditësimi i fundit: 26 Tetor, 2024 6:46 pm
155 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Task-forca ndër-ministeriale Shqipëri Britani e Madhe, ngritur në vitin 2022, pas suksesit në uljen me 90% të numrit të shqiptarëve të cilët mbërrijnë ilegalisht në shtetin ishull, tani është fokusuar në luftën me krimin e organizuar.

Ministria e Brendshme Home Office thotë se “përmes një bashkëpunimi të përbashkët të paprecedentë Britania e Madhe dhe Shqipëria përmes agjencive ligj-zbatuese kanë rritur partneritetin e tyre operacional kundra krimit të organizuar të përfshirë në transportin e parave, armëve dhe të drogës”.

Gjatë shtatë muajve të fundit “Departamenti i Policisë Kriminale” , “Departamenti  policisë Kufitare dhe Migracionit ” në Shqipëri bashkë me NCA “Agjencinë Kombëtare Kundra Krimit” në Britani, janë përfshirë në operacionin e quajtur “Marewood”.

Nga kontrollet në të gjitha pikat kufitare shqiptare taksore, detare dhe ajrore  përfshi aeroportet e Londrës,  janë kapur disa qindra mijëra stërlina të përfituara nga kriminaliteti dhe po silleshin drejt Shqipërisë.

Falë shkëmbimit të informacionit me NCA dhe kontrolleve të shtuara në kuadër të operacionit “Marewood” në pikën kufitare të Portit të Durrësit është kapur 7 kilogram kokainë si dhe armë zjarri me destinacion final Britaninë e Madhe.

Ndërsa në disa raste në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe në Aeroportin e Rinasit janë kapur para cash në monedhën Sterlina,  duke tentuar për ti futur në Shqipëri.

Për llogari të operacionit “Marewood” në Shqipëri dhe Britaninë e Madhe janë disa persona të arrestuar e akuzuar për vepra të ndryshme penale në pritje të gjykimit në gjykatat shqiptare dhe ato britanike.

Home Office thotë se ë 16 Tetor 2024 sekretarja britanike për punët e brendshme Yvette Cooper dhe ministri i brendshëm shqiptarë Ervin Hoxha,  patën diskutime konstruktive me njëri tjetrin, duke u dakortësuar në ardhjen në Tiranë të disa zyrtarëve të lartë të Home Office,  përpara Krishtlindjeve për të thelluar bashkëpunimin kundra krimit të organizuar.

Angela Eagle ministre për sigurinë e kufinjve dhe azilin deklaroi se “Britania e Madhe dhe Shqipëria po dëshmojmë vullnet në shkatërrimin e grupeve të krimit të organizuar të cilët rekrutojnë njerëz në nevojë dhe sjellin mizori në vendet tona”.

Ndërsa ministri i brendshëm Ervin Hoxha e komenti punën e Task-Forcës si suksesshme duke theksuar se “jemi ekstremisht të kënaqur se çfarë është arritur në këtë bashkëpunim mes agjencive  shqiptare dhe ato të Britanisë së Madhe në përballjen me krimin e organizuar. Kemi arsye të forta të besojmë se ky bashkëpunim do të forcohet më tej duke e çuar përpara”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sulm ndaj objektivave ushtarake në Iran, reagon SHBA
Artikulli tjetër Von der Leyen viziton Kosovën, Osmani i kërkon heqjen e masave ndëshkuese

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.