Ish-mesfushori gjerman Toni Kroos ka folur për fitoren e mundshme të “Topit të Artë” nga spanjoli Rodri, i cili do të mposhtte madrilenin Vinicius Jr, duke ndezur polemika në Spanjë, dhe jo vetëm, aq sa Real Madridi bojkotoi ceremoninë që u zhvillua në Paris.
“Rodri padyshim që do ta fitojë, por nuk mendoj se këto çmime janë aq të rëndësishme, – shpjegon gjermani. – Unë besoj në zemrën time, që çmimet individuale në futboll nuk kanë asnjë kuptim. Ato mund të jepen në tenis, por jo në këtë sport”.