Këtë të hënë, Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim, në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian, shprehu shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Belinda Ballukut nga maxhoranca socialiste, pavarësisht se SPAK dërgoi një kërkesë në Kuvend disa muaj më parë.
Në fjalën e saj, ajo kujtoi se për reformën në drejtësi janë dakordësuar të dyja palët, por shtoi se pavarësia e institucionit më të rëndësishëm SPAK nuk është siguruar menjëherë, duke iu referuar faktit se u pengua që të veprojë kundër ish zv kryeministres duke mos i hequr imunitetin.
Gjithashtu, ajo theksoi se për imunitetin vendos Parlamenti, duke përcjellë mesazh të qartë se ai duhet të veprojë nëse SPAK dërgon sërish kërkesë.
Ajo përmendi edhe Kodin Zgjedhor, duke shtuar se të dyja palët duhet të punojnë për të bërë të mundur ndryshimet e duhura.
Eurodeputetja kërkoi që të adresohen edhe shqetësimet e shprehura nga BE në lidhje me ligjin e investimeve strategjike, një kërkesë që e kanë artikuluar edhe protestuesit në shesh.
Kërkoi që gjithashtu që të dëgjohet edhe zëri i qytetarëve që ndodhen në shesh prej rreth 4 muajsh, dhe kërkojnë largimin e qeverisë.
“Roli i parlamentit nuk është gjithmonë që të aprovojë ligje por të dëgjojnë edhe zërat e qytetarëve dhe qytetarët gjatë muajve të fundit po dërgojnë sinjal të qartë dhe duhet të dëgjohen. Në parlament është i rëndësishëm që të dëgjohet zëri i tyre dhe të debatohet ai”, shtoi ajo.
Marrë nga Albeu.com