Qeveria ka marrë vendimin për shoqëritë e transportit publik, të cilat do të kompensohen me 50 lekë për litër karburanti, gjatë periudhës qershor-tetor të vitit 2026.
Në vendim shkruhet se kompensimi bëhet për shumën e konsumimit të karburantit gjatë periudhës së kompensimit, por jo më shumë se 110% e sasisë mesatare mujore të karburantit të komsumuar gjatë periudhës mars-maj 2026, për secilën nga shoqëritë. Gjithashtu aplikimet nga shoqëritë mund të kryhen gjatë datave 10-16 nëntor, e cila bëhet vëtëm një herë.
Ndër të tjera, dokumentacioni i plotësuar do të dorëzohet te Tatimet, ku do të kryejnë kontrollin dhe nëse ka mangësi, kthehen për plotësim brenda 5 ditëve. Sakaq, brenda 15 ditëve, dërgohet urdhërpagesa në Thesar, i cili kryen shlyerjen brenda 5 ditëve.
Marrë nga Newsbomb.al