KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati

Përditësimi i fundit: 6 Nëntor, 2026 11:23 am
68 Shikime
Share
11 Min. Leximi
SHARE

Në një lëvizje të papritur dhe të debatueshme, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për të “zgjatuar” mandatin e vëzhguesve ndërkombëtare të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), një strukturë që e ka mbyllur detyrën në Shqipëri, me përfundimin e procesit të Vetingut.

Komisioni Europian, në Progres-Raportin 2026 për Shqipërinë, të prezantuar këtë të Mërkurë (4 nëntor 2026) në Bruksel, shpalli se procesi i Vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka përfunduar.

“…Procesi i rivlerësimit kalimtar për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët përfundoi plotësisht pas përmbylljes së fazës së ankimit, duke forcuar më tej pavarësinë, llogaridhënien dhe integritetin në sektorin e drejtësisë”, tha Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë prezantimit të Raportit në Bruksel.

Me përfundimin e Vetingut, u mbyll zyrtarisht edhe mandati i ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Por, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e sheh ndryshe këtë histori, duke i “shtyrë” mandatin ekspertëve ndërkombëtar të këtij Misioni.

Gjykata Kushtetuese miratoi, në 2 nëntor 2026, Rregulloren “Për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese gjatë shqyrtimit të çështjeve të juridiksionit të rivlerësimit”, përfshirë edhe një Aneks të Posaçëm.

Në nenin 5 të këtij Aneksi parashikohet roli i vëzhguesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit si monitorues dhe mbikqyrës në çështjet e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjykata Kushtetuese ka vendosur se vëzhguesit e ONM-së kanë të drejtën e aksesit në dosjet e Vetingut, të paraqesin gjetje dhe të jenë të pranishëm gjatë fazave të shqyrtimit të çështjeve, përfshirë edhe diskutimet në dhomë këshillimi.

Një akses i tillë, pa limit, ndodh për herë të parë në çështjet që shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese. Madje, kjo Gjykatë u ka dhënë akses vëzhguesve ndërkombëtarë të jenë të pranishëm në diskutimet në Dhomë Këshillimi, ku, është detyrim që të marrin pjesë ekskluzivisht vetëm gjyqtarët.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka qenë unanim. Në dokumentin e publikuar në Fletoren Zyrtare këtë të Enjte, konstatohet se Aneksi i diskutueshëm është miratuar me vonat e shtatë gjyqtarëve, përfshirë kryetaren Fiona Papajorgji, si edhe anëtarët Sandër Beci, Gent Ibrahimi, Ilir Toska, Marsida Xhaferllari, Asim Vokshi dhe Marjana Semini. Kundër këtij Aneksi që lejon përfshirjen e ekspertëve me mandat të përfunduar të ONM-së në procedurat e Gjykatës Kushtetuese, ka qenë vetëm gjyqtarja Sonila Bejtja.

“Boldnews.al” pyeti në fillim të javës Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë nëse është në dijeni të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese dhe nëse kanë dhënë dakordësinë për të vijuar pagesën prej rreth 20 mijë euro në muaj për përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët që u përfshinë në procesin e Vetingut.

Deri në publikimin e këtij shkrimi, përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri ende nuk i janë përgjigjur interesimit.

ONM me mandat të përfunduar

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kishte mandat në Shqipëri deri në fund të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili përfundoi në qershor të vitit 2026, me mbylljen e aktivitetit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, ishte personalisht e pranishme në ceremoninë e mbylljes së procesit të Vetingut, në një aktivitet të zhvilluar nga KPA-ja.

Por, shumica e trupës së Gjykatës Kushtetuese vendosi që t’i mbajë në punë ekspertët ndërkombëtare, me argumentin se do të japin ndihmesë në rastet e Vetingut, që janë paraqitur ose do të paraqiten para saj, si dosje të rikthyera nga Gjykata e Strasburgut ose kërkesa për rishikim vendimesh, të dorëzuara nga gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar nga detyra.

E gjithë historia, e zhvilluar brenda mureve të rënda të Gjykatës Kushtetuese, ka aromën e keqe të një lobimi të rëndomtë.

Vetingu mbylli dyert në qershor 2026

Në 17 Qershor 2026, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) zhvilloi ceremoninë e mbylljes së aktivitetit të saj, duke shënuar në këtë mënyrë edhe përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Veting).

Nga aktiviteti i strukturave të Vetingut përgjatë viteve 2019-2026, në kuadër të “masave të jashtëzakonshme për situatë të jashtëzakonshme” u larguan nga detyra me shkarkim apo dorëheqje 442 magjistratë ose më shumë se 55 përqind e atyre që ishin në detyrë. Ndërsa 363 gjyqtarë e prokurorë, ose rreth 45 përqind e tyre, u konfirmuan në detyrë.

Strukturat e Vetingut, përkatësisht Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) u mbështetën në aktivitetin e tyre nga një trupë ekspertësh të huaj, pjesë e Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM). Roli i tyre u përcaktua në një Aneks të Posaçëm të Kushtetutës. Ata ishin gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë, të cilët paguheshin nga Komisioni Europian.

Sipas parashikimeve paraprake, detyra e tyre në Shqipëri do të vijonte deri në përfundim të procesit të Vetingut dhe maksimalisht deri në 30 Tetor 2026.

Në përfundim të këtij afati, ekspertët e ONM-së duhet të shënonin fundin e mandatit të tyre në Shqipëri. Por, nëpërmjet një lobimi, në dukje të rëndomtë, ata kanë siguruar vijimin e detyrës së tyre në vendin tonë, tashmë si strukturë ndihmëse për Gjykatën Kushtetuese, posaçërisht për çështjet e Vetingut.

Roli i Kushtetuese në procesin e Vetingut

Procesi i Vetingut ishte një masë e përkohshme, e vendosur si aneks i posaçëm në Kushtetutë,  me afat të përcaktuar. Në nenin 179/b, pika 9 e Kushtetutës, parashikohej se “Kuvendi vendos për shfuqizimin e këtij Aneksi … kur përfundon mandati i Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit” (KPA).

Në të njëjtin nen parashikohej se, në përfundim të mandatit të KPA-së, nëse kishte ende çështje të mbetura pa përfunduar, ato “do të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese”.

Strukturat e Vetingut kaluan në filtrat e trefishtës (pasuri, integritet, profesionalizëm) të gjithë gjyqtarët e prokurorët që ishin në detyrë në momentin e ndryshimeve kushtetuese.

Aktualisht, në Gjykatën Kushtetuese janë regjistruar disa çështje Vetingu, të cilat lidhen kryesisht me rigjykimin e tyre pas vendimeve të Gjykatës së Strasburgut ose ankesa nga subjekte, për shkelje të të drejtave të njeriut.

Praktikisht, çështjet që ka aktualisht në shqyrtim Gjykata Kushtetuese ose të tjera që mund t’i paraqiten, nuk lidhen me themelin e procesit të Vetingut, por me shkeljen e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Pra, gjithçka është brenda kompetencës së Gjykatës Kushtetuese, si çdo çështje tjetër që mbulohet nga kapacitetet gjyqtarëve dhe ndihmësve të tyre.

Por, një “ndërhyrje miqësore” në Gjykatën Kushtetuese, ka nxitur këtë të fundit që të marrë një vendim për t’u dhënë akses ekspertëve, tashmë me mandat të përfunduar të ONM-së, që të vijojnë të ushtrojnë të njëjtat funksione. Kësaj radhe, brenda vetë Gjykatës Kushtetuese.

Një lobim “i rëndomtë”

Në ceremoninë e përfundimit të detyrës së strukturave të Vetingut, në qershor të këtij viti, ishin të pranishëm përfaqësues të rëndësishem të Kuvendit e Këshillit të Ministrave, përfshirë kryeparlamentarin Niko Peleshi e zv.kryeministren, Albana Koçiu.

Por, megjithëse këta zyrtarë ishin aty, si edhe kryetari i fundit në detyrë i KPA-së, Sokol Çomo, njoftoi zyrtarisht institucionet më të larta shtetërore për përfundimin e mandatit, Parlamenti ka “harruar” të shfuqizojë Aneksin e Kushtetutës për procedurat dhe strukturat e Veting-ut.

Kjo “neglizhencë” e Parlamentit u shfrytëzua nga një organizatë jo-qeveritare ndërkombëtare për t’i sugjeruar Gjykatës Kushtetuese që të miratojë vijimin e detyrës së përfaqësuesve të ONM-së në Shqipëri.

Agnes Bernhard ishte zv.Shefe e misionit të Bashkimit Europian, Euralius IV në Shqipëri, në kohën që po shqyrtoheshin ndryshimet kushtetuese që i dhanë jetë Reformës në Drejtësi, në vitet 2015-2016.

Aktualisht, ajo është drejtuese e projektit, “JUSTAL”, i cili financohet nga Bashkimi Europian për mbështetjen e reformave ligjore dhe gjyqësore në Shqipëri.

Pak javë më parë, zonja Bernhard i dërgoi një kërkesë-sugjerim Gjykatës Kushtetuese, në të cilën të vlerësohej mundësia për të atashuar ekspertët e ONM-së për këtij institucioni, me qëllim ofrimin e ekspertizës gjatë shqyrtimit të rasteve që lidheshin me procesin e rivlerësimit.

Avokati Eduart Halimi, i cili ka qenë deputet i opozitës dhe zv.kryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi në vitin 2016, e paralajmëroi një zhvillim të tillë në Gjykatën Kushtetuese, pak para se kjo e fundit të merrte vendim për ish-ekspertët e ONM-së.

Në një status të gjatë në rrjete sociale, në 28 tetor 2026, ai shkruan: “Ne i kemi emëruar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe paguajmë rrogat e tyre me taksat tona që të jenë gjyqtarë kushtetues, jo zgjatim i KPA-së. KPA e përfundoi mandatin e vet. Historia e mekanizmit të jashtëzakonshëm të rivlerësimit duhet të marrë fund. Nuk mund të krijojmë një KPA të re brenda Gjykatës Kushtetuese!”.

Sipas tij, ONM e përfundoi funksionin e vet. “Mirë apo keq nuk dua të zgjatem sot me këtë analizë sepse nuk me interesojnë emrat e tyre. EU4Justice (misioni i BE për mbështetjen e reformës) duhet të vijojë, është i domosdoshëm dhe ka mbështetejen maksimale, ndërsa OMN jo. Ndaj, të mos e përdorim Kushtetutën si justifikim”.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Artikulli tjetër Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
Shqipëria korridor i trafikimit të 500 emigrantëve! Çmontohet rrjeti në Greqi
Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.