Në mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e javës së 11-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Ato do të luhen në dy ditë, të mërkurën dhe të enjten.
Laçi-Egnatia dhe Tirana-Vllaznia janë dy sfidat e para të javës, që do të luhen të mërkurën në orën 14:00. Klasikja e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia do të zhvillohet në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes, ndërsa në stadiumin e Kurbinit do të luhet takimi Laçi-Egnatia.
Të enjten, në orën 17:00 do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të. Dinamo City-Bylis do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Teuta-AF Elbasani në “Niko Dovana”.
Njëherësh, në këto dy ditë, do të luhen edhe ndeshjet e Kampionatit të 77-të të Kategorisë së Parë. Të mërkurën do të luhen: Apolonia-Erzeni, Valbona-Kastrioti, Korabi-Pogradeci, Kukësi-Besa dhe Vora-Burreli. Të enjten do të luhet Flamurtari-Lushnja, të gjitha takimet do të luhen në orën 14:00.