KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Celibashi: Po punojmë për të mundësuar votimin elektronik, në qarkun Tiranë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Celibashi: Po punojmë për të mundësuar votimin elektronik, në qarkun Tiranë
OpinionPolitike

Celibashi: Po punojmë për të mundësuar votimin elektronik, në qarkun Tiranë

Përditësimi i fundit: 2 Nëntor, 2024 8:13 am
136 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Për herë të parë Shqipëria pritet të përfshijë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm votimin e emigrantëve dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi u shpreh optimist se Komisioni Rregullator do të miratojë aktet e nevojshme për të bërë të mundur këtë proces.

“Është e qartë që klima politike relativisht e acaruar në Shqipëri nuk e ndihmon në përgjithësi procesin përgatitor zgjedhor, por deri në momentin që ne flasim, nuk duket që kjo ka ndikuar procesin e miratimit të akteve nga Komisioni Rregullator dhe në përgjithësi të aspekteve tjera rregullatore apo përgatitore, të cilat Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka përgjegjësi të deleguara nga Kodi Zgjedhor”, tha ai.
Ndërsa palët politike në Shqipëri, nuk arritën dakordësi për numrin e qarqeve ku do të realizohej votimi dhe numërimin elektronik, në intervistën për Zërin Amerikës, zoti Celibashi tha se po punohet me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe të partive të tjera që janë skeptike, me qëllim që të realizohet votimi elektronik në qarkun e Tiranës.

“Natyrisht, që zhvillimi i këtij procesi, i kësaj mënyre të votimit e ka në themel kërkesën për një konsensus sa më të gjerë të faktorit politik. Për sa kohë që partia kryesore e opozitës, Partia Demokratike nuk ka dhënë një mbështetje, kam frikë se ne si institucion përgjegjës për përgatitjen e procesi zgjedhor nuk mund të ecim përpara.

Gjithsesi, do të duhet ta them dhe ta bëjë publike se do të vazhdojmë të punojmë me përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe ndonjë partie tjetër, e cila ka një lloj skepticizmi për votimin elektronik, që të mundësohet. Do të ishte mirë edhe për atë që përfaqëson nga pikëpamja politike dhe elektorale qarku i Tiranës, por edhe për faktin që shumica dërrmuese e faktorit politik në Shqipëri e mbështet zhvillimin e votimit elektronik në Tiranë, mund të konsiderojmë opsionin e zhvillimit të votimit elektronik në qarkun e Tiranës.

Por, gjithsesi ngelet kusht që të ketë një dakordësi nga gjithë spektri opozitar në lidhje me këtë proces edhe pse konsideratat e qoftë Partisë Demokratike apo të dikujt tjetër në lidhje me votimin elektronik nuk lidhen me sistemin në vetvete, por me qasjen e personelit teknik ndaj këtij sistemi. Përsëri, mendoj që është e rëndësishme që të adresohet ky shqetësim dhe të shpresojmë që në një moment të dytë të ekzistojë edhe mirëkuptimi dhe konsensusi i të gjithëve për këtë proces” – tha ai.

“Për kohën që kemi në dispozicion, si dhe duke konsideruar se thuajse të gjitha partitë e tjera politike, përfshirë atë të shumicës së qeverisë, Partinë Socialiste dhe ato të opozitës, kanë propozuar dhe fortë kanë rekomanduar që votimi elektronik të zhvillohet në Tiranë, duke konsideruar këtu edhe elementë të tjerë, qoftë politik edhe elektoral apo edhe të logjistikës. E para me kohën që kemi në dispozicion mendoj që do të ishte me dobi që të zhvillohej votimi elektronik në qarkun e Tiranës. Por, gjithsesi do ta bëjmë këtë diskutim në ditët në vijim” – e mbylli Cellibashi.

KQZ propozoi fillimisht për votim dhe numërin elektronik, vetëm Elbasanin dhe Durrësin. Më pas PS kërkoi që të përfshihej edhe Tirana ose procesi të realizohej vetëm në Tiranë. Ndërsa PD nuk dha mbështetje për asnjë varinat sepse nuk ka garanci për një proces të besueshëm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plas debati në Itali. Policët e kampit të Gjadrit do rrinë në hotel me 5 yje
Artikulli tjetër Ekspertët amerikanë: Fushatat ruse të dezinformimit krijojnë ‘klimë kaosi’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Analize Bota Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.