Deputetët e PL dhe Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi i kanë dërguar një kërkesë Policisë së Shtetit.
Prodës i është lënë afat për përgjigje deri më datë 7 nëntor dhe më pas do të depozitohet kallëzim penal.
Kujtojmë që avokati Genc Gjokutaj mbrëmjen e djeshme paralajmëroi se është bërë gati kallëzimi penal për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës. Gjithashtu Gjokutaj tha se do të kërkohet informacion për të identifikuar personat me “maska” që janë përfshirë në këtë aksion për arrestimin e Ish-presidentit të Republikës.
Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua me urdhër të SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.
Nën hetim për të njëjtat akuza është edhe deputetja Monika Kryemadhi, bashkëshorte dhe bashkëpunëtore e Ilir Metës me të cilin ndodhet aktualisht në proces divorci. Gjykata ka vendosur masën e “detyrimit për paraqitje” para oficerëve të Policisë Gjyqësore për Kryemadhin dhe për ish-zyrtarin Pirro Xhixho, i akuzuar gjithashtu për korrupsion pasiv si dhe masën e detyrimit për paraqitje për Ema Çokun, e akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale.