KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2026 2:10 pm
33 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Nga Prof.Romeo Hanxhari

 

Jemi të gjithë kundër dhunës. Cila është dhuna? Ja raste të dhunës publike që ka kohë që ushtrohet ndaj brezit të ri, që nga koha e “këpëratës” e deri tek “rroga e magjistarit”. Një deputete e re e cila nuk di “rregullin e treshit” ushtron dhunë publike. Kjo është shpullë fytyrës së cdo nxënësi normal në Shqipëri. Ai merr mesazhin se shkolla është e kotë dhe fillon e rebelohet ndaj saj. Një deputete që guxon të shpjegojë në televizion rregullin e treshit që nuk e di, ushtron dhunë publike. Kjo është tallje ndaj cdo studenti me sedër. Ai merr mesazhin se në Shqipëri mund të mos dish asgjë dhe prapë të mburresh.

Një deputete e re që ngatërron “magjistarin” me “magjistratin” ushtron dhunë publike. Ky është grusht ndaj shpresës së cdo të riu për meritokraci. Ai merr mesazhin se nuk ka vlerë dija, dhe fillon ta përbuzë atë. Një deputete që ka guximin të përdorë fjalën “laps” në vend të “lapsus” ushtron dhunë publike. Ky është molotov në kokën e cdo të riu që hap një libër për të marrë kulturë. Ai merr mesazhin se mund të jesh injorant dhe prapë të udhëheqësh.

Një zyrtar që pi verë 32 mijë euro shishja ushtron dhunë publike. Ky është një dru kokës së cdo të riu që llogarit nga rroga këstin e shtëpisë. Ai merr mesazhin se po rron kot dhe se po punon edhe më kot. …Këto janë vetëm një pjesë e dhunës që ushtrohet nga ky parlament e pushtet i cili këta të rinj nuk i përfaqëson. Dhe këtu nuk po flas për dhunën publike që është ushtruar nga procesi i shëmtuar i patronazhimit apo nga procesi i dënueshëm i blerjes së votës…

Këto dhunime japin pasoja sociale. Prodhojnë një brez të frustruar. Prodhojnë akumulim të zemërimit si një minë me sahat. Prodhon një turbullirë sociale ku djalli mund të peshkojë ushtarë të verbër apo idiotë të dobishëm. Djalli nuk e do Shqipërinë në BE, e dimë, por detyra e qeverisë është mos të krijojë kushtet ku ai peshkon. Këtë situatë qeveria nuk dëshiron ta lexojë, pasi ajo është fatkeqësisht autore direkt apo indirekt e saj.

Duke mos e lexuar, Qeveria e shmang zgjidhjen, sepse zgjidhja do të donte së pari zhdukjen e mekanizmave të patronazhimit dhe blerjes së votës duke cuar në humbje të pushtetit politik. Kështu që këtë stanjacion të mbarsur me zemërim dhe zhgënjim e përdorin lirshëm e majta radikale neo-marksiste dhe rryma të tjera radikale anti-evropiane dhe anti-semite mjaft të rrezikshme dhe armiqësore për Shqipërinë. Kjo na sjell në rezultatin ku një pjesë aktive e brezit të ri motivohet apo manipulohet, dhe për rrjedhim mund të orientohet edhe drejt dhunës. Dhuna natyrisht që nuk ushtrohet nga studentët, por me siguri nga një pjesë e të rinjve.

Kaq mjafton. Mjafton një pakicë e dhunshme (e rreshtuar apo e paguar, pak rëndësi ka) dhe një shumicë e heshtur ndaj dhunës (indiferente apo e trembur, pak rëndësi ka), për të krijuar një shoqëri të dështuar dhe të prirur për degradim. Dhuna ndaj institucioneve pastaj çon në dhunë ndaj biznesit dhe ndaj qytetarëve. Por kjo dhunë, e dënueshme dhe e rrezikshme, nuk dëmton qeverinë. Ajo dëmton Shqipërinë.

Nga ana tjetër, duke vënë në dukje vetëm dhunën e një pakice të manipuluar dhe jo zemërimin e drejtë të pjesës së shëndoshë, nëpërmjet përdorimit të policisë qeveria prek nervin shtet-dashës të popullatës që kërkon rend dhe qetësi. Në këtë mënyrë qeveria del si shpëtimtare e Shqipërisë, dhe rifiton pushtet politik në zgjedhjet e rradhës, duke persistuar me të njëjtat mekanizma të ulta politikë dhe elektoralë, dhe pastaj duke vazhduar të ushtrojë dhunë publike nëpërmjet deputetëve apo zyrtarëve injorantë.

Këtu pra gjendemi në një rreth vicioz. Dhuna publike e arrogancës tallëse të pushtetarëve shkakton indinjatën e shumicës së të rinjve dhe krijon mjedis për dhunën e manipuluar të një pakice prej tyre. Nga ana tjetër, dhuna e kësaj pakice të rinjsh përdoret për të rritur autoritetin e shtetit dhe për të vijuar dhunën e arrogancës së pushtetarëve.

Asnjë nga këto lloje të dhunës nuk është e pranueshme, dhe aq më pak e justifikueshme. Duhet të ndërpritet ky rreth vicioz dhune. Pa humbur asnjë sekondë prioritetin absolut të integrimit evropian, dhe pa lëshuar asnjë milimetër shtetin, përgjegjësia e lëvizjes së parë i takon pushtetit. Nyja gordiane u zgjidh dikur me një veprim të vendosur. …Është koha tani për nyjen tonë me një veprim të mençur.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë

Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Artikulli tjetër Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
Vuçiç: “Rama është aset i madh për Shqipërinë”, u tregua i butë me protestuesit
Aktuale Koment Kryesore Politike 22 Tetor, 2026
Gjykata liron 8 të mitur të ndaluar në protestë: Arrestimi ishte i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.