Duke folur në emisionin Prva Tema, Vuçiç tha se Edi Rama është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë.
Më tej, Vuçiç shprehet se Edi Rama gaboi me protestuesit.
Padroni i Edi Ramës thotë se tashmë Edi Rama rrezikon të humbasë zgjedhjet.
“Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste disi me diçka.
Dhe gaboi, humbi kohë.
Dhe tani, edhe nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë ato zgjedhje.
Dhe e gjithë kjo është edhe e arsyeshme për ta, sepse ai është një nga burimet më të mëdha të Shqipërisë.
Sido që ta shohë dikush këtë, në çfarëdo mënyre,” tha Vuçiç.
Pamje nga intervista u publikuan online nga analisti i njohur kosovar, Demush Shasha.
Marrë nga RTKlive.com