KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama nuk zbatoi vendimin e Arbitrazhit, Beketi mund të fitojë 300 mln euro të tjera
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Rama nuk zbatoi vendimin e Arbitrazhit, Beketi mund të fitojë 300 mln euro të tjera
FokusOpinionZhvillim

Rama nuk zbatoi vendimin e Arbitrazhit, Beketi mund të fitojë 300 mln euro të tjera

Përditësimi i fundit: 4 Nëntor, 2024 11:55 am
147 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria pritet të përballet me një gjobë të re nga Arbitrazhi Ndërkombëtar, e cila mund të arrijë mbi 300 milionë euro, pasi ka refuzuar që të zbatojë një vendim të formës së prerë për të paguar vullnetarisht sipërmarrësin italian, Francesko Beketi, në shumën 110 milionë euro.

Në janar të këtij viti, Beketi dhe bashkëpunëtorët e tij i janë drejtuar me një kërkesë të re Gjykatës së Arbitrazhit pasi qeveria shqiptare “ka dështuar për të përmbushur detyrimet e saj sipas Traktatit Itali-Shqipëri për Mbrojtjen e Investimeve, të miratuar në vitin 1991, nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit të Bankës Botërore (ICSID) “ARB 15/28”, si edhe nuk ka zbatuar vetë Konventën e Arbitrazhit”.

Biznesmeni italian u bë subjekt i persekutimit politik nga qeveria e Edi Ramës, duke filluar nga viti 2013, për shkak të linjës editoriale që mbante televizioni “Agon Channel”, në pronësi të tij.

Sulmi qeveritar mbi Beketin u bë objekt shqyrtimi gjyqësor pranë Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, u konstatua se qeveria shqiptare përdori hetime të pabazuara për pastrimin e parave ndaj Beketit, duke e kërcënuar për arrestim të pabazë, si edhe duke i mohuar një proces të rregullt ligjor në Shqipëri.

Këto shkelje u konfirmuan nga vendimi i Arbitrazhit Ndërkombëtar, në prill të vitit 2019, në të cilën Shqipëria u gjet fajtore për “abuzim të kompetencave policore për motive që nuk ishin në mirëbesim dhe në interes të publikut”. Në përfundim qeveria shqiptare u ngarkua me një penalitet në shumën 110 milionë euro, të cilat i duheshin paguar Beketit e bashkëpunëtorëve të tij.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se nuk do t’i japë asnjë cent Beketit dhe qeveria e drejtuar prej tij nuk ka zbatuar vendimin e Arbitrazhit.

Në vitin 2021 dhe 2023, qeveria “Rama” dështoi në dy tentativa për anulimin dhe më tej rishikimin e vendimit të Arbitrazhit. Gjykata konfirmoi përfundimisht se qeveria shqiptare duhet të paguajë gjobvën 110 milionë euro, plus shtesa të tjera për aspekte proceduriale.

Por, qeveria e Edi Ramës ka vijuar me kokëfortësi që të mos zbatojë vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Arbitrazhit, duke krijuar premisa që Shqipëria të marrë një tjetër gjobë të majme për shkak të mosveprimeve të saj.

Pak ditë më parë, “Syri Televizion” raportoi në mënyrë ekskluzive se, pas kërkesës së Beketit, Gjykata e Ekzekutive në Bruksel vuri në zbatimin konfiskimin në favor të biznesmenit italian të shumës prej 76 milionë euro, të mbledhura në llogaritë e kompanisë ajrore shqiptare “Albcontrol” pranë shoqërisë ajrore europiane “Eurocontrol”. Kjo shumë është krijuar nga tarifat që paguajnë shoqëritë e huaja të fluturimeve për ulje-ngritje dhe tranzitim në hapësirën ajrore shqiptare.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbetjet e rrezikshme ende në “det të hapur”
Artikulli tjetër Tiranë, 34 mijë meshkuj, nën moshës 34 vjeç, janë beqarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.