KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kuvendi nuk mund ta zëvendësojë Lulzim Bashën në Këshillin e Europës deri më 31 dhjetor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kuvendi nuk mund ta zëvendësojë Lulzim Bashën në Këshillin e Europës deri më 31 dhjetor
AktualeKomentPolitike

Kuvendi nuk mund ta zëvendësojë Lulzim Bashën në Këshillin e Europës deri më 31 dhjetor

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2024 10:08 am
176 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në seancën e datës 2 shtator 2024, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi se deputeti i PD-së, Lulzim Basha nuk ishte më pjesë e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Ju njoftoj se në Kuvend është depozituar shkresa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, me nr. prot. 3309, datë 2.9.2024, ku njoftohen disa ndryshime në delegacionet e përhershme ndërkombëtare, si më poshtë: Zonja Albana Vokshi caktohet anëtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës”, tha Spiropali më 2 shtator.

Vetëm tre ditë më pas, Lulzim Basha, përmes një interviste, njoftoi se Kuvendi nuk mund të vendosë për zëvendësimin e tij. “E para e punës që ta sqarojmë një herë e mirë; nuk kanë as ata, as Edi Rama dhe Elisa Spiropali nuk kanë mandat të bëjnë një zëvendësim të tillë. Shumë shpejt kjo do t’u njoftohet zyrtarisht edhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës”, tha Basha

Fakt 

Në fund të muajit shtator, Lulzim Basha ndoqi zyrtarisht punimet pesë ditore (30 shtator-5 tetor) të sesionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës mbajtur në Strasburg.

Ai zhvilloi disa takime dhe mbati një fjalë në emër të Grupit të Partisë Popullore Europiane, për sfidat që lindin nga lufta në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Asambleja ka pesë grupe politike, një prej tyre Grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP/CD) ku Basha është anëtar

Fjala e Lulzim Bashës u publikua zyrtarisht edhe në faqen e Këshillit të Europës si pjesë e sesionit të Asamblesë Parlamentare

Lulzim Basha është ende anëtar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare në faqen zyrtare të Këshillit të Europës

Në delegacionin e përhershëm pranë Asamblesë Parlamentare të Këshilllit të Evropës janë akredituar  4 anëtarë të përhershëm dhe 4 anëtarë zëvendësues. Nga PD-ja anëtarë zëvendësues janë Ferdinand Xhaferri dhe Jorida Tabaku

Lulzim Basha figuron si pjesë e delegacionit edhe në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë

Kuvendi

Më 16 shtator, Lulzim Basha i dërgoi një letër zyrtare Kuvendit (një kopje të së cilës e disponon edhe Faktoje.al) ku shkruante ndër radhë se Byroja Parlamentare e Këshillit të Europës e kishte refuzuar kërkesën e Kuvendit me argumentin se zëvendësimi gjatë sesionit të Asamblesë ishte i pamundur pa kërkesën e vetë anëtarit të delegacionit.

Për pasojë, Basha i kërkonte Kuvendit të merrte masat e nevojshme për të siguruar pjesëmarrjen e tij në plenaren e fund shtatorit

Faktoje.al iu drejtua zyrtarisht Kuvendit me një kërkesë për informacion gjatë kohës kur Basha ndiqte punimet e KiE-së se pse ishte ai dhe jo Albana Vokshi (edhe pse kjo e fundit i ndoqi një pasdite punimet e KiE-së), a e kishte refuzuar Byroja e Asamblesë Parlamentare kërkesën e Kuvendit për zëvendësimin e Bashës (siç pretendon ky i fundit) dhe, nëse po, cila ishte përgjigja e Kuvendit, çfarë hapash janë ndjekur për deputeten e zëvendësuar Albana Vokshi dhe së fundmi kush duhet ta përfaqesojë delegacionin në KiE nga PD?

Përgjigja e Kuvendit nuk ishte shumë shteruese, por në thelb njoftonte se Lulzim Basha ishte pjesë e delegacionit në KiE deri në fund të muajit dhjetor.

“Pas njoftimit në seancë plenare të datës 02 shtator 2024 për ndryshimin në përbërje të delegacionit pranë Asamblesë Parlamentare është kontaktuar dhe informuar sekretariati i Asamblesë

Jemi bërë me dije se sipas statutit dhe rregullores së Asamblesë, kredencialet e anëtarëve të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë  si dhe ato të gjithë delegacioneve të vendeve të tjera janë miratuar në janar 2024 dhe janë të vlefshme për gjithë vitin, pra deri me 31 dhjetor 2024”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit.

Faktoje.al kontrolloi në mënyrë të pavarur rregullat proceduriale dhe statutin që ndiqet nga Këshilli i Europës për anëtarët e akredituar. Nga verifikimet na rezulton se Lulzim Basha nuk mund të zëvendësohet gjatë këtij sesioni një vjeçar (që përfshin periudhën nga janari në janar). Ky proces zëvendësimi kryhet vetëm nëse anëtari jep dorëheqjen ose ka ndërruar jetë

Përfundim

Nisur nga pjesëmarrja zyrtare e Lulzim Bashës në sesionin e Asamblesë Parlamentare të fund shtatorit, verifikimit të përbërjes së anëtarëve të delegacionit nga dy faqet zyrtare (Këshilli i Europës dhe Kuvend), rregulores së Këshillit të Europës për anëtarët e akredituar si dhe përgjigjes së vetë organit legjislativ, rezulton se, deklarata e Lulzim Bashës për pamundësinë e Kuvendit për ta zëvendësuar është e vërtetë. Të paktën deri në fund të muajit dhjetor.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Resort 68 hektarësh tek Kalaja e Lëkurësit
Artikulli tjetër Pas Valencias përmbytet edhe Barcelona, Spanja përballet sërish me emergjencë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.