KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Donald Trump dhe hakmarrja e të mjerëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Donald Trump dhe hakmarrja e të mjerëve
BotaOpinion

Donald Trump dhe hakmarrja e të mjerëve

Përditësimi i fundit: 6 Nëntor, 2024 2:05 pm
115 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Brendan O’Neill

 

Pra, tani e dimë se çfarë ndodh kur i përqesh votuesit duke i quajtur ‘plehra’. Kur i shikon si ‘të mjerë’. Kur i trajton si rrecka të demagogjisë, si lodra të njerëzve të fuqishëm. Ajo që ndodh është se ata nuk votojnë për ju.

24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë aspak të jashtëzakonshme. Kjo është hakmarrja e të mjerëve, për të marrë hua fyerjen e përdorur nga Hillary Clinton në vitin 2016, hera e parë që Trump u ngrit në pushtet. Gjysma e mbështetësve të Trump i përkasin një “shporte me njerëz të mjerë”, tha ajo në mënyrë famëkeqe. Ata janë ‘racistë, seksistë, homofobikë, ksenofobikë, islamofobikë’, shtoi ajo. Votuesit u ngritën kundër këtyre fyerjeve elitiste në vitin 2016 dhe dje u ngritën sërish kundër tyre.
Kjo përbuzje nga Clinton-itët për ‘kastat më të ulëta’ ka nxitur kaq shumë diskutime për votuesit e Trump këto tetë vitet e fundit. Ju mund ta shihni atë në mediat arrogante, që dërgojnë reporterët e tyre për t’u përzier me votuesit me “informacion të ulët” të Amerikës. Ju mund ta shihni atë në pretendimet se Trump po ngacmon “frikën e rrënjosur thellë te masat për racën e tjetrit”. Ju mund ta shihni atë në idenë se Trump është gjahtar i ‘votuesve me informacion të ulët’. Versioni më i shkurtër: ai po ju shfrytëzon ju o budallenj.

Ju e patë atë te përkrahja e personazheve të famshëm për Kamala Harris, të cilët vinin gjithmonë me nëntekstin se asnjë person i denjë, që zotëron plotësisht aftësitë e tij mendore dhe morale, nuk mund të votonte kurrë për një përbindësh si Trump. Ju e patë atë mes baballarëve centristë të vetëkënaqur të perandorisë së re të podcast-it, të cilët ishin të sigurt se Kamala do të fitonte, sepse ata nuk mund ta konceptojnë ekzistencën e qenieve njerëzore që mendojnë ndryshe për ta.

Dhe ju e patë atë në marrëzinë e madhe të komentatorëve për ta quajtur Trump një “fashist”.

Vetë Kamala luajti kartën e ‘fashistit’, pa e ditur se sa groteske është që votuesit e klasës punëtore t’i përshkruash si njerëz pa tru që votojnë për ‘nazizmin e ri’. Të mjerë, pre e lehtë, ushqim për një fashist – vërtet këta elitistët e ‘Ivy League’ menduan se do fitonin votat e ‘njerëzve të vegjël’ duke u mburrur në këtë mënyrë? Me sa duket po.

Ky është një rebelim i të nënshtruarve, një kryengritje në kutitë e votimiit kundër elitave bregdetare të turbo-kënaqura dhe mënyrave të tyre patriciane. Injoroni tonet vajtuese të çdo reporteri të BBC sot. Mos u shqetësoni për të qarat e zhurmshme të centristëve në mediat sociale. Jini skeptik ndaj miliona mesazheve që do të vijnë shumë shpejt dhe që do ta përshkruajnë këtë votë si një ‘tërbim i të bardhëve’, ose si reaksion i të pandriçuarve apo si mizogjini masive për perspektivën e presidentes së parë femër.

Jo, këta janë njerëzit që thonë: Ne kemi rëndësi. Zërat tanë kanë rëndësi. Komunitetet tona kanë rëndësi. Familjet tona kanë rëndësi. Ne nuk jemi të mjerë, nuk jemi idiotë, nuk jemi ‘qafëkuqë’. Ne jemi qytetarë dhe kemi rëndësi. Pyetja e vetme tani është nëse establishmenti i vetëkënaqur do të dyfishojë talljen me njerëzit që punojnë dhe do t’i mallkojë ata që ranë përsëri pre e mashtrimeve demagogjike, apo do t’i dëgjojë ata për një ndryshim. Shpresoj të jetë kjo e fundit. Por diçka më thotë se nuk do të jetë.

 

Marrë nga Spectator

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria si “park lojërash” për të pasurit?

Kosova shfaqet në hartën e Trump-it

Tirana, ndër qytetet me raportin më të dobët mes kostos dhe cilësisë së jetës

Raiffeisen Bank financon makinerinë e Putinit

Në kulmin e protestave për Rrjollin, biznesmeni Bashkim Ulaj merr leje për resort në Jalë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pensionistët sërish në protestë kundër qeverisë
Artikulli tjetër Operacion ndërkombëtar antidrogë, 25 persona në pranga

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Granit Xhaka e pranon falsifikimin: Kisha frikë ta merrja vaksinën
Aktuale Fokus Koment Sociale Sporti 21 Shtator, 2026
Eksperimenti europian që nuk i uli çmimet dhe pyetjet pa përgjigje në Shqipëri
Analize Ekonomi Koment Kryesore Politike Zhvillim 21 Shtator, 2026
Protestat e ndjekin Ramën edhe në SHBA
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Si po treten miliardat e qytetarëve në investime jo rentabël, nga Fondi i Zhvillimit?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.