KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Operacion ndërkombëtar antidrogë, 25 persona në pranga
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Operacion ndërkombëtar antidrogë, 25 persona në pranga
AktualeAnalizeFokus

Operacion ndërkombëtar antidrogë, 25 persona në pranga

Përditësimi i fundit: 6 Nëntor, 2024 2:11 pm
118 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një operacion antidrogë është organizuar në vendin tonë, në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Nga ky operacion janë vënë në pranga dy shqiptarë të cilët janë pjesëtarë të grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e Kokainës nga Amerika Latine në Itali, gjatë periudhës 2018-2024.

Të arrestuarit janë 34-vjeçari, Juljan Kollçaku dhe dhe 30-vjeçari, Maksim Ndoci.

Në lidhje me këtë operacion SPAK ka dhënë detaje të reja ndërsa theksoi se janë arretuar 25 persona mes të cilëve edhe dy shqiptarët. • Ndërkohë 23 personat e tjerë janë arrestuar në Itali. Sipas reagimit të SPAK arrestimet janë zhvilluar në Toskanë, Kalabri, Lazio, Puglia, Campania, Lombardi, Veneto dhe Liguria.

Hetimet ndaj rrjetit kriminal shqiptar u iniciuan nga Prokuroria e Firences në Itali, në vitin 2021 ku më pas  u krijua ekipi i parë i përbashkët hetimor mes autoriteteve italiane dhe shqiptare. Përmes përgjimeve e shkëmbimeve të informacionit mes organizatave kriminale në SkyECC u bë i mundur finalizimi i operacionit.

Më tej bëhet me dije se grupi i strukturuar kriminal ishte aktiv si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane. SPAK thekson se dërgesat e drogës dërgoheshin nga Amerika e Jugut në kontejnerë, përmes porteve italiane dhe në vende të tjera evropiane. Kontejnerët ruheshin në portet e mbërritjes, ku ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike dhe nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale, për t’i vënë më pas në dispozicion të grupeve kriminale.

Për të lehtësuar operacionet e identifikimit dhe gjetjes së kokainës, grupi i strukturuar kriminal përdorte pajisje radiolokalizimi, ndërsa lënda fshihej brenda kontejnerëve të ngarkuar me mbulesë frutash ekzotike ose në hapësirat e posaçme të krijuara për këtë qëllim.

Nga hetimet e kryera është bërë e mundur kapja e mbi 2 ton kokainë, 45 kg hashash, 20 kg marijuanë nga e cila, grupi kriminal do të kishte përfituar rreth 70 milionë euro.

Gjithashtu lidhur me operacionin ka reaguar edhe Guardia di Finanza. Ata bëjnë me dije se u përfshinë 200 ushtarë të GdF, së bashku me njësitë e qenve që ky operacion të dilte me sukses ndërsa kanë kryer dhjetëra kontrolle.

Mësohet se kërkimet janë ende në vazhdim, ku përfshihen edhe biznese në Firence dhe i atribuohen të dyshuarve shqiptarë. Gjatë hetimeve të kryera nga njësia e policisë ekonomike-financiare të Pizës dhe nga Scico, u konstatuan marrëdhënie kriminale për furnizim me lëndë narkotike midis bandave Ndrangheta dhe Camorra dhe shoqatës kriminale shqiptare, që vepronte midis Italisë, por me degë në Belgjikë, Shqipëri, Francë, Gjermani, Ekuador dhe Kolumbi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Donald Trump dhe hakmarrja e të mjerëve
Artikulli tjetër Trump premtoi hakmarrje, njerëzit në shënjestrën e tij

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.