KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 23% e organikës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e paplotësuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 23% e organikës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e paplotësuar
AnalizeFinanceZhvillim

23% e organikës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e paplotësuar

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2024 10:34 am
140 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Burimet njerëzore nuk janë shqetësim madhor vetëm për sektorin privat, por edhe për administratën shtetërore, për të cilën gjithmonë kishte një mbi-kërkesë për punë deri para pandemisë. Plani i punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në drejtim të kontrolleve dhe inspektimeve vitin e kaluar nuk u përmbush për shkak se gati një katërta e organikës nuk ishte e plotësuar me punonjës, referoi Kontrolli i Lartë Shtetit në raportin për buxhetin faktik të vitit 2023 përgatitur për Kuvendin e Shqipërisë.

Në dhjetor të vitit 2023 administrata tatimore ka pasur 338 vende pune vakante nga 1450 gjithsej ose 23 % e organikës së paplotësuar, vërën KLSH. Gjithashtu, konstatohet se DPT-ja ka 71 procese gjyqësore të hapura për largimet nga puna. Administrata tatimore vitin e kaluar ishte në ristrukturim organizativ sipas një VKM-je që u miratua në maj të vitit 2023.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit rezulton se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka një stok ë lartë të kontrolleve të papërfunduara. Nga viti 2017, ku deri 2023 janë gjithsej 805 kontrolle të pezulluara, të pafilluara ose që vijojnë në proces: 109 kontrolle të pafilluara, 47 kontrolle të pezulluara, 432 kontrolle në fazë projekt raporti, 201 kontrolle dërguar projekt raporti, 14 kontrolle pritet observacion nga subjekti dhe 2 kontrolle në fazë raporti përfundimtar.

Mungesa e personelit ka ndikuar në eficiencën e institucionit. Gjendja e detyrimeve tatimore të papaguara në fund të vitit 2023 rezulton në vlerën rreth 155 miliardë lekë (1,5 miliardë euro), nga i cili detyrimi është 61%, gjobë 34% dhe interesat 5%.

Ky detyrim ju përket 182,490 subjekteve, me një rritje vjetore prej rreth 8,3 miliardë lekë dhe me një ulje prej 1,467 subjekte debitorë. Detyrimet më të mëdha i përkasin TVSH-së dhe në vijim Tatim fitimi, sigurimet etj. 55 % e detyrimeve të prapambetura tatimore janë të periudhës mbi 5 vjeçare dhe vetëm 10 % është deri në 1 vit.

KLSH vë në dukje se ka një vështirësi të konsiderueshme në vjeljen e këtij borxhi, pasi 74 % e vlerës ju përket subjekteve pasive dhe vetëm 26 % atyre aktive. Sipas KLSH-së, situata e mësipërme është si pasojë edhe se DPT ka ushtruar masa shtrënguese të pakta duke pasur parasysh numrin e subjekteve me detyrime të prapambetura dhe se këto masa shtrënguese janë të përsëritura për një numër të konsiderueshëm rastesh.

Me mungesë personeli është edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Nga auditimi i menaxhimit dhe administrimit të burimeve njerëzore është konstatuar se administrata doganore ka pasur 118 pozicione vakante pune gjatë vitit 2023 nga 1074 në strukturë gjithsej ose 11 %, me rritje krahasuar me 2022, si dhe 278 transferime të përkohshme punonjësish, duke cënuar ndjeshëm performancën e institucionale të administratës fiskale doganore.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 63% e numrit të pagesave bankare bëhen nëpërmjet internetit
Artikulli tjetër Moldavia dënon inkursionin e dronëve rusë në territorin e saj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.