KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama tërhiqet nga importi i plehrave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Rama tërhiqet nga importi i plehrave
KryesoreOpinionSociale

Rama tërhiqet nga importi i plehrave

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2024 11:21 am
145 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria është tërhequr nga ligji për importin e plehrave, përkatësisht nga “Neni 73”, i cili përcaktonte se në “përgjithësi importi i mbetjeve në Shqipëri ndalohet me përjashtim të rasteve kur Këshilli i Ministrave e lejon”.

Të mërkurën, në mjediset e një hoteli në Tiranë, qeveria dhe organizata mjedisore u ulën një tryezë të përbashkët për të diskutuar mbi projektligjin për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i cili u hodh për konsultim publik nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në datën 20 gusht.

Ministria po konsulton me grupet e interesit projekt-ligjin tashmë të ndryshuar. Këto ndryshime u pritën me kundërshtime nga grupet e interesit. Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve (AKIP) i kundërshtoi menjëherë ato.

“Ky është një lajm pozitiv, qeveria u tërhoq, besoj dhe pas kundërshtimeve dhe protestave që bëmë. Kjo është një çështje sensitive dhe besoj që reagimi ynë dha efekt”, tha Lavdosh Ferruni nga AKIP.

Ferruni i tha Citizens se ata do të vijojnë monitorimin për shkak se i tremben ndonjë ndryshimi në moment të fundit nga qeveria, pasi kjo është një praktikë e aplikuar më parë, rasti i Ligjit për Zonat e Mbrojtura.

“AKIP do vazhdojë ta monitorojë fatin e projektligjit, duke shpresuar se nëse shkon në Kuvend të mos ndryshohet përsëri dhe të mbetet në ligj ndalimi i importit të mbetjeve”, tha Ferruni.

Pyetur për koment Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tha përmes një zëdhënësi se “pas konsultimit publik, tani drafti po konsultohet me grupet e interesit”.

Drafti tanimë nuk ndryshon asgjë thelbësore nga ligji i mëparshëm, por AKIP i druhet faktit se shumica e ligjvënësve mund ta ndryshojnë gjatë procesit të konsultimit në komisione apo në seancë parlamentare.

Në dy dekadat e fundit, përpjekjet e qeverive – si të djathta, ashtu dhe të majta, – për të lejuar importin e mbetjeve janë përballur me kundërshtime dhe protesta.

Në vitin 2004, Kryeministri Fatos Nano nënshkroi një marrëveshje me Italinë për importimin dhe riciklimin e mbetjeve.

Kur drafti i kësaj marrëveshjeje u bë publik, Nano u vu nën trysni për favorizime ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, i cili sot pret një dëmshpërblim prej 135 milionë euro nga Shqipëria, sipas një vendimi të Gjykatës së Strasburgut.

Në vitin 2009, qeveria e Kryeministrit Sali Berisha nisi hartimin e një projektligji për importin dhe riciklimin e mbetjeve. Ky projektligj u kundërshtua nga Partia Socialiste dhe shoqëria civile, të cilët protestuan kundër miratimit të tij në Kuvend.

Në vitin 2011 pavarësisht kundërshtimeve dhe kthimit për rishqyrtim nga Presidenti Bamir Topi, shumica demokrate e qeverisë Berisha e miratoi ligjin.

Në vitin 2012, një grupim qytetarësh dhe organizatash të shoqërisë civile, njohur si AKIP, mblodhi rreth 64 mijë firma për organizimin e një referendumi kundër importit të mbetjeve. Firmat u dorëzuan në KQZ në mars 2012, dhe një vit më vonë, në mars 2013, Gjykata Kushtetuese miratoi mbajtjen e referendumit pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2013.

Por referendumi nuk u mbajt. Qeveria e Kryeministrit Edi Rama, e cila kishte premtuar gjatë fushatës se do ta rrëzonte këtë ligj, e shfuqizoi atë me të marrë pushtetin.

Megjithatë, në vitin 2016, Kryeministri Rama ndryshoi qëndrim dhe propozoi sërish një projektligj për lejimin e importit të mbetjeve. Ky projektligj u miratua në parlament, por u kthye nga Presidenti Bujar Nishani dhe “ngeci”, pasi aleati i Ramës, Ilir Meta, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë), refuzuan rrëzimin e dekretit të Nishanit.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Transaksionet e ministrit Ulsi Manja me pronat ngrenë pikëpyetje
Artikulli tjetër Punësimet në Ujësjellësa, histori që nuk po ndryshon

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.