Nuk është se jam i dashuruar as me PDK-në, as me LDK-në, por duhet të punoj me ta për ta hequr këtë njeri.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita duhet të largojë Albin Kurtin nga pushteti pasi me antiamerikanizmin e tij po e rrezikon vendin.
Haradinaj tha se hyrja e Kosovës në NATO është shumë e rëndësishme, pasi Forca e Sigurisë së Kosovës ka kapacitete për të ndihmuar Aleancën Veriatlantike dhe se hyrja në këtë organizatë do t’i hapte rrugë hyrjes edhe në organizatat tjera ndërkombëtare.
Më tej, Haradinaj shtoi se edhe pse nuk është shumë i afruar me partitë e tjera opozitare, ata do duhet të bashkohen si opozitë për të rrëzuar qeverinë aktuale, pasi sipas tij, kryeministri Albin Kurti po vazhdon me politikat antiamerikane.
Haradinaj akuzoi qeverinë aktuale të Kosovës se ka krijuar stres të tepruar në negociatat me Serbinë dhe si shkak i vendimeve të Kurtit Kosova nuk po merr trajtimin e duhur në arenën ndërkombëtare.
“Në të kaluarën ka qenë e paraparë që çdo punë që bëjmë për dialog, ta bëjë edhe Serbia dhe në fund të na njohë si shtet, shikoni sa stres ka qenë që kur ka ardhur qeveria e Albinit, nuk po na trajtojnë sepse për vendimet dhe veprimet e tij të gabuara dhe ata nuk e kanë Serbinë në agjendën e tyre për të na njohur Duke e lidhur me Serbinë, ne nuk po kërkojmë që ata të nënshkruajnë marrëveshje, ata nuk janë gati, ne duam vetëm të punojmë me ju… Është mirë që të fuqizojmë rininë, do të krijojmë ministrinë e kategorive të lirisë, shtetet e tjera ta keni edhe atë, për t’ua kujtuar të gjithëve se sa e rëndësishme është kjo temë. Ne nuk do të dorëzohemi një ditë dhe do t’i ndërtojmë shtëpitë e UÇK-së”, tha Haradinaj.
Kujtojmë se më 9 shkurt të vitit 2025, Kosova do të shkojë një zgjedhje të përgjithshme dhe qytetarët e saj do të vendosin se kush do t’i qeverisë dhe për 4 vite të ardhshme.
Marrë nga Pamfleti