KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin 3.6 miliardë euro për vitin 2025
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin 3.6 miliardë euro për vitin 2025
AktualeEkonomiPolitikeRajoni

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin 3.6 miliardë euro për vitin 2025

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2024 8:03 am
120 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Mes përplasjesh së ashpra qeveri-opozitë, parlamenti i Kosovës miratoi të mbrëmë projekt-buxhetin prej 3.6 miliardë eurosh për vitin 2025. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se buxheti parasheh rritjen e fuqisë blerëse për secilën familje. Ai tha se të mirat që vijnë nga rritja ekonomike do të shpërndahen te të gjithë, e jo siç tha vetëm te grupe të caktuara interesi.

“Me këtë buxhet, e kemi prioritet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, vazhdimin e krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë. Për vitin e ardhshëm presim që rritja ekonomike të arrijë në 5.6 për qind të Bruto Produktit Vendor në terma realë. Synimi ynë është që këtë rritje ta bëjmë duke i përfshirë të gjithë, ashtu siç na takon, ashtu siç e meritojnë qytetarët, duke mos e lënë asnjeri anash.”, tha kryeministri Kurti duke theksuar se me këtë buxhet përparësi mbetët sektori i arsimit, shëndetësisë, infrastruktura dhe mbrojtja.

Partitë opozitare kritikuan qeverinë, duke theksuar se buxheti nuk përfaqëson kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve ndërsa e quajtën buxhet të mbijetesës dhe jozhvillimor. Mërgim Lushaku nga Partia Demokratike e Kosovës tha se buxheti është planifikuar keq.

“Secili qytetar duhet të pyes vetën. A është më mirë apo më vështirë të jetohet sot apo para katër pesë viteve? Besoj se qytetarët e vendit vazhdimisht po tregojnë se është më e vështurë të jetohet sot. Sot po diskutojmë për një planifikim buxhetor që nuk ndikon asgjë, nuk planifikon asgjë prej të cilit ky shtet dhe ky popull nuk përfiton”, tha ai.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se buxheti i qeverisë nuk përmbush kërkesat që kanë qytetarët e vendit dhe sipas tij kjo do të ndryshohet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Ky buxhet është i përkohshëm. Qeveria e ardhshme do të ketë prioritet ndryshimin e këtij buxheti, fillimisht për të rritur pagat, pensionet dhe skemat sociale për normën e inflacionit. Për të buxhetu plotësisht projektet kapitale dhe për t’i shpërndarë ato nëpër sektorë dhe komuna sipas nevojës, për të buxhetu skemën e sigurimeve shëndetësore, për arsmimin, shëndetësin, kontratën kolektive e cila është kaos në buxhet, për ushtrinë dhe plotë institucione të pavararura që janë në shtetin e Kosovës”, tha ai.

Subjektet opozitare thanë se nuk do ta votojnë projektligjin për buxhetin, i cili pritet të dalë në votim për miratim përfundimtar me 21 nëntor.

 

Marrë nga Zëri i Amerikës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ferizaj një 59-vjeçar godet me thikë katër kalimtarë, dy të mitura, bie në pranga autori
Artikulli tjetër Zbulohet emri që Donald Trump ka menduar si sekretarin amerikan të shtetit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.