UEFA njoftoi këtë se “ndeshja mes Besiktasit dhe Maccabi Tel Avivi, për raundin e 5-të të Ligës së Evropës, do të zhvillohet në “Nagyerdei Stadion”, në Debrecen, Hungari, për shkak të vendimit të autoriteteve turke për të mos e zhvilluar atë në Turqi. Ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura, pas një vendimi të autoriteteve hungareze”, shtoi UEFA.
Ky vendim vjen pas polemikave të shumta që shkaktoi ndeshja mes Maccabit izraelit në Europa League, në shtëpinë e Ajaxit, e cila u shënua nga përplasjet e dhunshme të ndodhura në rrugët e Amsterdamit.
Ministri i Jashtëm i Izraelit u bëri thirrje autoriteteve të Holandës të nxirrnin përgjegjësitë dhe të ndëshkonin shkaktarët e dhunës. Beshiktashi kishte njoftuar më herët se ndeshja e cilësuar me rrezikshmëri të lartë, nuk do të zhvillohej në stadiumin e tyre, siç ishte planifikuar.