KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PD propozon: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur Sky ECC dhe Encro Chat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > PD propozon: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur Sky ECC dhe Encro Chat
AktualePolitikeSociale

PD propozon: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur Sky ECC dhe Encro Chat

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2024 10:17 am
125 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Grupi Parlamentar i PD-së ka propozuar ndryshim në rregulloren e Kuvendit. PD kërkon që deputetët e Kuvendit të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet si Sky ECC dhe Encro Chat.

Ky “hap” i PD vjen pasi nga hetimet e SPAK ka rezultuar se në aplikacionin SKY ECC gjuha e dytë më e përdorur është shqipja. Kjo kërkesë vjen dhe pas zbardhjes së përgjimeve, ku tregonte lidhjet të ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja me personazhe të botës së krimit.

“Hetimet kanë zbardhur komunikimet e një deputeti të Partisë Socialiste me grupe dhe eksponentë të krimit të organizuar. Nga të dhënat e përftuara nga këto komunikime ka rezultuar se eksponentë të krimit të organizuar kanë ndërhyrë në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste për të përcaktuar pozicionin e këtij deputeti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste dhe për të siguruar vota në bashkitë Durrës dhe Shijak, me qëllim zgjedhjen e tij.

Deputeti nga ana e tij ka siguruar të dhëna sekrete dhe ka ndërhyrë në organet e drejtësisë me qëllim favorizimin dhe moskapjen e eksponentëve të krimit të organizuar”, thuhet në relacionin shoqërues.

Po ashtu në kërkesë thuhet se pas këtij rasti janë ngritur pikëpyetje mbi integritetin, etikën dhe besueshmërinë jo vetëm të deputetëve, por edhe të vetë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë.

“Këto dyshime ngrejnë pikëpyetje mbi integritetin, etikën dhe besueshmërinë jo vetëm të deputetëve, por edhe të vetë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka për funksion themelor të sigurojë përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve dhe një proces ligjbërës të udhëhequr nga interesi publik. Ekzistenca e komunikimeve në aplikacionet e enkriptuara, që dihet botërisht se përdoreshin nga grupet kriminale, me qëllim ushtrimin e aktiviteteve të paligjshme, dëmton rëndë reputacionin dhe kredibilitetin e deputetëve dhe Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në relacion.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, bllokojnë Zogun e Zi

Fushata presidenciale në Francë/ Le Pen shpall “prioritetin kombëtar”

Karton i kuq, VAR dhe ndjesë publike, City fiton derbin ndaj United

Carney po promovon idenë që Kanadaja të bëhet “anëtare e asociuar” e BE-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bitcoin-i afër 90 mijë dollarëve, rritje prej 25 për qind, që nga fitorja e Trumpit
Artikulli tjetër A do të jetë anarkia globale “rendi i ri” i Donald Trump-it?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sa kushton dita e parë e shkollës?
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
Pse Rusia po e dobëson qëllimisht monedhën e saj?
Analize Bota Finance Opinion Politike Zhvillim 14 Shtator, 2026
Sot dita e 107-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.