KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Subashi mbyll përfundimisht inceneratorin e Fierit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Subashi mbyll përfundimisht inceneratorin e Fierit
EkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Subashi mbyll përfundimisht inceneratorin e Fierit

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2024 10:28 am
142 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në prill të këtij viti, Këshilli Bashkiak i Fierit miratoi me shumicë votash krijimin e një shoqërie aksionere për trajtimin e mbetjeve urbane. E pagëuar me emrin Shoqëria Trajtimit të Mbetjeve Urbane Qarku Fier, ndërmarrja me aksionerë 6 bashkitë e qarkut u krijua me qëllimin për të marrë në administrim inceneratorin e Fierit.

“Është vetëm regjistrimi i shoqërisë, akti i themelimit dhe regjistrimi. Ne nuk e marrim në dorëzim impiantin pa pasur një raport, por raportin nuk e hartojmë ne,” tha për BIRN Adela Hysenaj, nënkryetare e bashkisë së Fierit ditën e themelimit të shoqërisë.

Por 5 muaj pas krijimit, Asambleja e Ortakëve, e kryesuar nga Armando Subashi, ka vendosur beftas që ta kalojë ndërmarrjen në status pasiv.

“Asambleja e Pergjithshme e Aksionareve, pasi diskutoi ceshtjet e perfshira ne rendin e dites, me unanimitet vendosi te pranohet kerkesa e administratorit te shoqerise Z.Arjan Ndreu per pushimin e perkohshem (pezullimin) të aktivitetit te Shoqerise se Trajtimit te Mbetjeve Urbane te Qarkut Fier sh.a. dhe kalimin e shoqerise ne ne status pasiv per nje kohe te pacaktuar per shkak te pamundesise objektive te ushtrimit te aktivitetit te saj,” thuhet në vendimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak në fillim të muajit të kaluar.

Vendimi për kalimin e shoqërisë në status pasiv erdhi pas kërkesës formale të administratorit , Arjan Ndreu. Arsyeja për pezullimin është se vepra nuk u mor në dorëzim.

“Edhe pse administrativisht shoqeria figuron aktive ne asnjehere nuk mundem te ushtrojme aktivitetin themelor te formimit te kesj shoqerie qe eshte perpunimi dhe djegja e mbetjeve urbane te bashkive ortake pasi objekti nuk eshte bere e mundur qe ta marrim ne dorezim nga organet te cilat e kane ate tashme ne administrim,” thuhet në kërkesën e Ndreut.

Megjithatë mosmarrja në dorëzim është thjesht një justifikim formal. Aryeja e vërtetë e vendimit është larja e duarve përfundimisht me inceneratorin, i cili tashmë mbetet jetim dhe me shumë gjasa i destinuar të dështojë përfundimisht.

Sabotim

Në aferën e trefishtë korruptive të inceneratorëve, ai i Fierit ishte investimi më i mirë. Por objekti nuk u vendos asnjëherë në punë për shkak se mungonte instalimi i disa pajisjeve të fundit.

Menjëherë pas marrjes nën sekuestro nga shteti, kryeadministratori i kohës, Farudin Arapi i propozoi ministrisë së Energjisë si autoritet kontraktor të autorizonte një shpenzim në masën 3.5 milionë euro që sipas tij do të përmbyllte përfundimisht veprën dhe do të vendoste inceneratorin në punë.

Por Belinda Balluku nuk e autorizoi asnjëherë kryerjen e pagesës dhe inceneratori i Fierit nuk u vu asnjë ditë në punë, ndërsa Farudin Arapin e nxorrën në pension. Praktikisht sot Fieri ka një incenerator, i cili shërben vetëm si landfill. Por meqë investimi nuk është konceptuar për landfill, vepra tashmë është kthyer në një bombë ekologjike, ku herë pas herë mbetjeve u vihet flaka.

Kalimi në pasiv i shoqërisë që do të merrte në dorëzim inceneratorin e Fierit duket si sabotimi përfundimtar i inceneratorit të Fierit, i cili me shumë gjasë nuk ka për t’u ndezur asnjëherë edhe pse kullufiti 35 milionë euro para të qytetarëve shqiptarë.

 

Marrë nga Kapital.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Do të fitojë këtë herë Donald Trump luftën ndaj “shtetit të thellë”, brenda SHBA-ve?
Artikulli tjetër KLP lë prokuroritë pa drejtues

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.