KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: KLP lë prokuroritë pa drejtues
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > KLP lë prokuroritë pa drejtues
AktualeFokusOpinion

KLP lë prokuroritë pa drejtues

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2024 10:50 am
122 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është shumë i zënë me përgatitjen e deklaratave publike në mbrojtje të prokurorëve të SPAK-ut, aq sa ka harruar të kryejë detyrat e saj kryesore, një ndër të cilat është edhe plotësimi i një sërë vakancash në drejtimin e prokurorive lokale.

Më 11 nënto, KLP lëshoi deklaratën e tretë radhazi brenda pak muajsh për ato që i konsideron si “kërcënime serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri”.

Pa përmendur emra konkretë, qëndrimi i KLP-së duket se i referohet deklaratave politike të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-Presidentit, Ilir Meta, të cilët janë vendosur nën masa sigurie nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Por, në një kohë që kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka deklaruar më shumë se njëherë se “prokurorët e posaçëm as nuk intimidohen dhe as nuk shantazhohen nga deklaratat publike”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë mendon se ata ndihen të frikësuar nga fjalori politik.

Ndërkohë që KLP duket shumë aktiv për t’u përfshirë në debate të natyrës politike, duket se po neglizhon në maksimun detyrat e tij.

Aktualisht, disa prokurori lokale të juridiksionit të përgjithshëm janë pa drejtues, ndërkohë që KLP deklaron se “do të hapë garat në një moment të përshtatshëm”.

Reforma në Drejtësi parashikoi që prokurorët të jenë të pavarur në kryerjen e hetimeve dhe në gjykim. Por, në çdo rast, roli i drejtuesit është i patjetërsueshëm për organizimin e punës dhe përfaqësimin e institucionit.

Aktualisht, disa prokurori në rrethe kryesore janë pa drejtues të emëruar.

Në fund të Korrikut 2024, drejtuesja e emëruar e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, u emërua në SPAK. Në vendin e saj u caktua për një mandat 3-mujor prokurorja Suela Behluli. KLP nuk shpalli vakancën për plotësimin përfundimtar të këtij pozicioni dhe, në fund të Tetorit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë veproi sërish me caktim të përkohshëm, ndërkohë që ende nuk ka hapur garën për zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Po në fund të Korrikut, me urdhër të SPAK-ut u arrestua ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka. Vetëm në fund të Tetorit, pra kur kishin kaluar tre muaj nga mungesa e drejtuesit, KLP vendosi të caktojë përkohësisht në këtë detyrë prokurorin Erjon Shqarri, ndërkohë që gara për emërimin e drejtuesit përfundimtar ende nuk është hapur.

Në fund të Marsit të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Beratit, Dritan Gripshi. Në vendin e tij u caktua përkohësisht, për një periudhë 3-mujore, prokurorja Edina Kurti. KLP ka shtyrë tre herë caktimin e saj në krye të Prokurorisë së Beratit, ndërkohë që ende nuk ka shpallur procedurën për emërimin definitiv të shefit të atij institucioni.

Pak ditë më parë, KLP caktoi Petrit Çanon si drejtues të Prokurorisë së Gjirokastrës për një periudhë 3-mujore. Çano përfundoi mandatin e tij tre-vjeçar në krye të kësaj prokurorie. Por, KLP sërish nuk shpalli garën për drejtuesin e emëruar, duke vijuar skemën e “caktimit të përkohshëm”.

Në të njëjtën mënyrë, KLP caktoi për një afat 3-mujor në krye të Prokurorisë së Korçës dhe Prokurorisë së Kukësit drejtueset me mandat të përfunduar, Dhorina Theodhori dhe Enkelejda Hoxha, ndërkohë që nuk kishte marrë asnjë masë për të shpallur garën për titullar para përfundimit të afatit të zonjave që ishin në funksion.

Dhe, po në të njëjtën mënyrë, në një mbledhje në fund të Shtatorit, KLP vendosi caktimin e përkohshëm 3-mujor për drejtuesit që u mbaroi mandati 3-vjeçar në Prokurorinë e Shkodrës dhe Prokurorinë e Elbasanit, konkretisht Albert Murçaj dhe Kreshnik Ajazi, ndërkohë që duhet të kishte shpallur garën për drejtues para përfundimit të afatit të prokurorëve në detyrë.

 

Marrë nga Boldnews

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Subashi mbyll përfundimisht inceneratorin e Fierit
Artikulli tjetër Për herë të katërt para Kryeministrisë, pensionistët protestojnë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’
Koment Kryesore Politike Sociale 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.