Paraguaji po përgatitet të presë Argjentinën në Asunción, në ndeshjen e vlefshme për ditën e njëmbëdhjetë të kualifikimeve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026.
Një ndeshje që nuk ka krijuar asnjëherë probleme mes tifozëve e as mes federatave, por drejtori sportiv i Paraguajit ka vendosur që ta bëjë të ngrohtë këtë situatë. Fernando Villasboa ishte i qartë: asnjë tifoz nuk do të lejohet të hyjë në stadium, me fanelat e Argjentinës, Barcelonës apo Inter Miami, të personalizuar nga Lionel Messi.
Askush nuk mund të veshë fanelën e kombëtares argjentinase, të klubeve argjentinase apo klube me emra lojtarësh nga vendet e tjera. Ne duam ta lyejmë stadiumin me ngjyrat e Paraguajit, në mënyrë që lojtarët të ndjejnë mbështetjen nga tribuna, secili nga vendi ynë”.
Kjo masë ishte zbatuar tashmë edhe ndaj Vinicius Júnior në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Brazilit, kur tifozët e veshur me fanelën e yllit të Real Madridit nuk u lejuan të hyjnë. Një tjetër arsye e këtij ligji të çuditshëm “anti-Messi” është garantimi i sigurisë në stadium dhe shmangia e përplasjeve të mundshme brenda dhe jashtë.
Argjentina kryeson grupin e vetëm me 22 pikë, tre më shumë se Kolumbia, ndërsa Paraguaji zë vendin e gjashtë me 13 pikë. Për momentin ata do të ishin skuadra e fundit që do të merrte një biletë finalisti.