KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Cens 2023: Vlora rekord, 65% të banesave në pallate bosh, Durrësi 58%
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Cens 2023: Vlora rekord, 65% të banesave në pallate bosh, Durrësi 58%
AnalizeKryesoreSocialeZhvillim

Cens 2023: Vlora rekord, 65% të banesave në pallate bosh, Durrësi 58%

Përditësimi i fundit: 14 Nëntor, 2024 10:36 am
264 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në të gjithë vendin, 40% e banesave në pallate ishin të pabanuara sipas rezultateve të cens 2023, por në disa qarqe, kryesisht atyre bregdetare ky numër ishte më i lartë. Qarku i Vlorës kryesoi renditjen pasi rreth 64,6% e banesave në pallate ishin bosh në kohën kur u zhvilluar numërimi. Në Vlorë kishte mbi 54,7 mijë apartamente në pallate, prej të cilave 35,3 mijë ishin bosh. Në qytetin bregdetar ka shumë apartamente që përdoren si shtëpi të dyta nga rezidentët në Shqipëri dhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit.

Nivele të larta apartamenteve bosh kishte edhe Durrësi. Cens 2023 verifikoi se në këtë qark kishte 58% të banesave në pallate bosh. Nga 46,9 mijë banesa në pallate gjithsej në Qarkun e Durrësit mbi 27,2 mijë ishin bosh në kohën kur u zhvillua Cens. Edhe Durrësi, njësoj si Vlora, disponon hyrje në pallate si banesa të dyta për qytetarët e tjerë të vendit dhe emigrantët. Edhe qarku e Lezhës për shkak të zhvillimeve masive të ndërtimeve me pallate në zonën e Shëngjin, që shërbejnë si shtëpi të dyta, ka 47% bosh.

Qarku i Korçës kishte gjithashtu 40% të hyrjeve në apartamente bosh. Niveli më i ulët i apartamenteve bosh ishte në Dibër dhe Kukës me 17 dhe 21% se secila. Në këto qarqe banesat në pallate bosh janë krijuar nga emigracioni dhe zhvendosja e popullsisë në qendrën e vendit. Tirana ka 30% të apartamenteve në pallate, bosh. Sipas të dhënave të Cens në të gjithë vendin numërohen 431 mijë banesa në pallate nga të cilat 170,264 janë bosh dhe mbi 261 mijë ishin të banuara.

Banesat bosh janë një pasuri prej miliarda eurosh që është ngrirë në formën e një investimi që nuk gjeneron të ardhura dhe punësim. Sipas tyre, stoku i banesave bosh është krijuar nga emigrimi i familjeve, të cilët nuk kanë planifikuar qiradhënien. Ndërsa pjesa më e madhe e stokut u takon investimeve që kanë bërë individë brenda dhe jashtë vendit. Shpesh banesat e blera për investime dhe të pa dhëna me qira janë pjesë një zinxhiri të përdorur për pastrimin e parave të bëra në mënyrë të paligjshme.

Teksa sektori i ndërtimit ka mbiofertë për banesa, Këshilli i Rregullimit të Territorit lëshoi leje për ndërtimin e kullave deri në 100 kate muajin e fundit. Në kontrast, ndërsa oferta për banesa shtohet popullsia e vendit po tkurret me shpejtësi nga emigracioni i lartë dhe nga rënia e lindjeve. Sipas të dhënave të Cens 2011, popullsia e vendit u tkurr me 14.8 për qind ose mbi 400 mijë persona.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm FBI arreston të dyshuarin, që publikoi planet e Izraelit për sulm kundër Iranit
Artikulli tjetër Presidenti i Federatës së futbollit të Afrikës së Jugut, arrestohet për mashtrim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Analize Bota Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.