KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zv.kryeministrit të RMV-së: Nipi i Ali Ahmetit ka blerë vilë 23 milionë euro në mes të Shkupit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Zv.kryeministrit të RMV-së: Nipi i Ali Ahmetit ka blerë vilë 23 milionë euro në mes të Shkupit
KomentRajoniZhvillim

Zv.kryeministrit të RMV-së: Nipi i Ali Ahmetit ka blerë vilë 23 milionë euro në mes të Shkupit

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2024 10:55 am
129 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në Maqedoninë e Veriut pas ardhjes në pushtet të koalicionit VLEN kanë nisur debate të forta për të drejtat e Shqiptarëve të sanksionuara në marrëveshjen e Ohrit.

Arben Fetai zëvendës kryeministër në vendin fqinj në një intervistë televizive, fillimisht i përgjigjet pyetjes nëse me zhvillimet e fundit preket marrëveshja e Ohrit.

“Nuk cënohen fare, Kushtetuta nuk është prekur ende dhe presim që ta hapim Kushtetutën për të vazhduar rrugën europiane të vendit. Në atë moment do të hapim edhe do shtjellojmë dhe çështjen e definicionit të gjuhës”, tha ai.

Pritet me interes se çfarë do të vendosë gjykata kushtetuese atje për ligjin e gjuhës shqipe.

“E majta ekstreme, e majtë pro ruse dorëzuan nisma në Kushtetuese për të kundërshtuar këtë ligj në disa pika. Për vite më radhë ankesa të tilla kanë mbetur në sirtarët e Kushtetuese, dhe pas 7 vitesh rihapen lëndët, dhe gjykata që është e stërmbushur me njerëz të zgjedhur nga dy qeveritë paraprake… Kushtetuesja duhet të dije se ligje të tilla që sillen me shumicë të dyfishtë nuk mund të zhbëhen nga një trup tjetër”, tha ai për Top Channel.

Për letrën e Ali Ahmetit me një mori shqetësimesh adresuar faktorit ndërkombëtar, Arben Fetai zëvendës kryeministër dha këtë koment.

“Ahmeti e ka vështirë të ambientohet në roli e tij të ri si opozitë, shqetësimi i tij është përballja me drejtësinë që pritet ta përjetojë për herë të parë BDI dhe zyrtarët e tyre që janë zhytur në korrupsion. Në media flitet se shumë njerëz të afërt të tij janë të dyshuar për pasurim marramendës, rasti i nipit të tij që ka blerë pronë 23 mln euro në qendër të Shkupit. Këto janë përpjekje të dëshpëruara. Marrëveshja e Ohrit nuk preket”, shtoi ai.

Arben Fetai nuk e shikon me shqetësim vendimin e gjykatës kushtetuese për kuotat e punësimit të parashikuara për avancimin e integrimin eurpian të Maqedonisë së Veriut.

“Kemi një grup punues që po përgatit këtë ligj. Komuniteteve u takon punësimi sipas caktimit të fundit të popullsisë”, u shpreh Fetai.

Arben Fetai e shikon të lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë. Dhe për këtë tregon zgjidhjen.

“Shumë shpejt në momentin e parë që do kemi një qeveri politike në Bullgari, do gjejmë një zgjidhje që të ecim në këtë rrugëtim bashkë me Shqipërinë dhe Malin e Zi”, përfundoi ai.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për KAYO-n

Trump kërcënon BE-në me tarifa

Dua Lipa: Askush nuk ka të drejtë ta njollosë luftën për liri

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Tensione edhe gjatë natës në Prishtinë

Vuçiç: Nuk kemi arsye për të festuar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Policia, 8 nga 12 drejtorët e rinj pa veting
Artikulli tjetër Rama në parlament sqaron bonusin për fundvit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Italia heq taksën rrugore për 14.5 milionë automjete
Aktuale Bota Finance Fokus Sociale 17 Shtator, 2026
Dyshohet se falsifikuan letrat e tokave në Seman/ Arrestohet ish-kreu i Kadastrës Fier dhe një biznesmen
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
Tarifa e re për krijimin e rezervës së sigurisë, rrezikon të rrisë çmimet e naftës
Aktuale Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale 17 Shtator, 2026
Shitjet e pasurive të paluajtshme rriten 40%
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.