KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Superoperacion në Tiranë e Shkodër, mashtrime ekonomike dhe kriptomonedha
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Superoperacion në Tiranë e Shkodër, mashtrime ekonomike dhe kriptomonedha
AktualeFokus

Superoperacion në Tiranë e Shkodër, mashtrime ekonomike dhe kriptomonedha

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2024 11:36 am
160 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një operacion po zhvillohet nga Policia e Shtetit në të gjithë Tiranën, por edhe në qytete të tjera, i koduar “USDT-1”.

Ky megaoperacion nga krimi ekonomik po kryhet në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe me urdhra të lëshuara nga Gjykata. Bëhet me dije se nga hetimet është zbuluar një rrjet i gjerë për sa i përket mashtrimeve ekonomike dhe me Kriptomonedha. Deri tani si rezultat i operacionit, policia njoftoi se janë arrestuar 17 persona gjithashtu po kryhen kontrolle në 32 objekte.

Kontrollet janë bërë në Vorë, Laknas, Kamëz, Fushë Krujë, lagjet Mëzez, Kashar, Fresk, dhe në lagje të tjera të kryeqytetit.

Policia dhe Prokuroria po ushtrojnë kontrolle edhe në pikat e shkëmbimit valutor, Exchange. Gjykata ka dhënë masa sigurie dhe prokuroria ka kërkuar ekzekutimin e tyre nga Policia, të cilat janë në proces. Gjithashtu janë sekuestruar si provë materiale kompjutera , celularë dhe shuma parash.

Njoftimi paraprak i Policisë së Shtetit për operacionin:

“Në përgjigjje të interesit të medias, mbi një operacion policor, aktualisht në zhvillim, ju sqarojmë se:

Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda speciale, po zhvillohet sot, operacioni policor i koduar “USDT-1”.

Zhvillimi i këtij operacioni, rezultat i punës së mirorganizuar të Drejtorisë për Hetimin e Krimit Kibernetik së DPPSh-së, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për 17 shtetas, si dhe janë kryer kontrolle në 32 ambiente në Tiranë dhe në Shkodër.

Në cilesinë e provës materiale, janë sekuestruar pajisje kompjuterike, celularë dhe shuma të konsiderueshme parash. Operacioni është në vijim. Në përfundim të tij, Policia e Shtetit do të japë njoftim të detajuar për median dhe qytetarët.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Revolucioni Flamingo” përballë censurës në “Meta”

Gjykata fajësoi Thaçin, por dokumenti i vitit 2000 sfidon versionin e Hagës për Behajdin Allaqin

Lezhë / Skandali me zgjedhjet? Sekuestrohen listat e votuesve, zbardhet vepra penale që po hetohet

Tender me klientët e AKSHI-t, KQZ dyshohet se skualifikoi një kompani me shkak të sajuar

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama në parlament sqaron bonusin për fundvit
Artikulli tjetër Tre vende evropiane shpërndajnë broshura për qytetarët, se si t’i mbijetojnë luftës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria, ‘parajsa’ e pensionistëve italianë
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
“Durana Tech Park”, ‘lavatriçja’ e Edi Ramës
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
“Politika shqiptare, të shohë veten në pasqyrën e demokracisë”
Kryesore Opinion Politike Zhvillim 17 Shtator, 2026
Turizmi rrit kërkesën për akomodim
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.