Shqipëria në aktin e fundit të edicionit të katërt të Ligës së Kombeve, që mund të vlejë ngjitjen në “ajkën” e futbollit evropian: Liga A.
Kuqezinjtë presin Ukrainën në “Air Albania” me dëshirën e madhe për të marrë tri pikët, që minimumi do t’i dërgonte të besuarit e Sylvinhos në play off, duke mbajtur të gjalla shpresat për ngjitjen në Ligën A.
Mund të ndodhë mrekullia që një kombinim rezultatesh t’i katapultojë kuqezinjtë direkt në vendin e parë: Shqipëria fiton me Ukrainën dhe Çeki-Gjeorgji përfundon pa fitues.
Sa i përket formacionit të Shqipërisë, ndryshimi i vetëm pritet të ndodhë në sulm, me rikthimin e Mirlind Dakut në rolin e titullarit në vend të Indrit Tucit, i konsumuar jo pak fizikisht në ndeshjen me Çekinë.
Duke para dhe alternativat e pakta, Sylvinho vështirë të bëjë ndryshime në repartet e tjera: Strakosha në portë, Ismajli e Ajeti në qendër të mbrojtjes, me Balliun e Mitajn nga krahët; Asllani, Ramadani e Laçi në mesfushë, me Seferin e Bajramin në ndihmë të sulmuesit të avancuar Daku.