KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Konsensus minimal në Konferencën Botërore të Klimës COP29
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Konsensus minimal në Konferencën Botërore të Klimës COP29
AnalizeBotaOpinionSociale

Konsensus minimal në Konferencën Botërore të Klimës COP29

Përditësimi i fundit: 25 Nëntor, 2024 10:24 am
78 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dukej se konferenca botërore e klimës do të dështonte, por në momentin e fundit u arrit marrëveshje. Çfarë parashikon ajo? Në konferencën e OKB-së për klimën në Azerbajxhan, u arrit një marrëveshje për një rritje të konsiderueshme të ndihmave për klimën për vendet më të varfra. Deri në vitin 2035, të paktën 1.3 bilionë dollarë amerikanë (rreth 1.25 bilionë euro) duhet të sigurohen çdo vit, nga të cilat 300 miliardë dollarë do të vijnë kryesisht nga vendet e industrializuara.

Këto fonde duhet të ndihmojnë vendet në zhvillim të financojnë masat për mbrojtjen e klimësdhe të përshtaten me pasojat katastrofike të ngrohjes globale, si thatësirat më të shpeshta, stuhitë dhe përmbytjet.

Pak detyrime konkrete

Për të mbledhur 1.3 bilionë dollarë në vit, marrëveshja kërkon që bankat shumëpalëshe të zhvillimit të rrisin ndjeshëm kreditimin ose të shlyejnë borxhet e vendeve të varfra. Paratë publike dhe bankare duhet të nxisin edhe investime të mëdha private, të cilat gjithashtu do të llogariten si financim i luftës kundër ndryshimeve klimatike. Përveç kësaj, vendet e tjera donatore duhet të inkurajohen të marrin pjesë në këtë proces.

Megjithatë, kritikët theksojnë se apeli është shumë i paqartë dhe se askush nuk është përgjegjës në mënyrë specifike për arritjen e këtij qëllimi global. Për shembull, Gjermania, si dhe vendet e tjera, nuk është e detyruar nga kjo marrëveshje të ndajë një sasi të caktuar fondesh. Kompromisi u arrit pjesërisht sepse mbeti e paqartë se si do të mblidheshin saktësisht paratë që do të jetë detyra e konferencës së ardhshme të klimës nëBrazil.

Konferenca ishte në prag të dështimit

Propozimi fillestar i presidencës së Azerbajxhanit parashikonte një rritje të fondeve në 250 miliardë dollarë në vit, me theksin që vendet e industrializuara “të marrin drejtimin”. Ky propozim u refuzua nga vendet në zhvillim si i pamjaftueshëm. Ato shqetësoheshin edhe nga dispozitat e paqarta se kush do të ishte dhuruesi.

Konferenca, e cila u zgjat për më shumë se 30 orë, ishte në prag të dështimit. Disa orë para përfundimit, disa vende u larguan përkohësisht nga negociatat. Ministrja e Jashtme gjermane Analena Berbock akuzoi Azerbajxhanin, se ka injoruar në negociata interesat e shteteve ishull që janë më të cenuarat, sepse kërcënohen nga rritja e nivelit të detit.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës
Artikulli tjetër Trump përgatitet të ndalojë personat transgjinorë në ushtri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.