KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: I nominuari i Trumpit për shef Pentagoni sulmon NATO-n dhe OKB-në
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > I nominuari i Trumpit për shef Pentagoni sulmon NATO-n dhe OKB-në
BotaOpinionPolitike

I nominuari i Trumpit për shef Pentagoni sulmon NATO-n dhe OKB-në

Përditësimi i fundit: 25 Nëntor, 2024 12:44 pm
136 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pete Hegseth, i nominuari i Donald Trumpit për sekretar të Mbrojtjes, ka sulmuar disa prej aleancave më të rëndësishme të SHBA-së, si NATO-n, vendet aleate si Turqia, dhe institucionet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, në dy librat e fundit.

Hegdeth ka thënë se trupat amerikane nuk duhet të jenë të detyruara nga Konventat e Gjenevës.

Në të njëjtën kohë, njeriu që pritet ta udhëheq ushtrinë gjigante të Amerikës e ka lidhur politikën e jashtme të SHBA-së pothuajse tërësisht me prioritetin e Izraelit, një vend për të cilin ai thotë: “Nëse e doni Amerikën, duhet ta doni Izraelin”.

Hegseth argumenton se ushtria amerikane duhet të injorojë konventat e Gjenevës dhe çdo ligj ndërkombëtar që rregullon zhvillimin e luftës, dhe në vend të kësaj t’i “lejojë trupat e saj” për t’u bërë një forcë “e pamëshirshme”, “pa kompromis” dhe “shumë vdekjeprurëse” e orientuar “për t’i fituar luftërat tona sipas rregullave tona”.

Preferencat e politikës së Hegseth mund të ngrenë shqetësime për të ardhmen e NATO-s, përshkallëzimin e tensioneve me armikun kryesor të Izraelit, Iranin, dhe mosndëshkimin e kriminelëve të luftës amerikane, si ata që Hegseth e bindi Trumpin që t’i falte në mandatin e tij të parë.

“Evropa tashmë e ka lejuar veten të pushtohet”

Në librin “Kryqëzata Amerikane” (AC), botuar në vitin 2020, Hegseth pyet troç: “Pse e financojmë OKB-në antiamerikane? Pse Turqia islamike është anëtare e NATO-s?”

Diku tjetër në këtë libër, Hegseth nënçmon Forcën Ndërkombëtare të Asistencës për Sigurinë dhe forcën paqeruajtëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dërguar në Afganistan në vitin 2006.

Ashtu si Trump, Hegseth i karakterizon aleatët e NATO-s si ata që nuk paguajnë për mbrojtjen e tyre.

“Nato nuk është një aleancë, është një marrëveshje mbrojtëse për Evropën, e paguar dhe e nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara”, thotë ai.

Hegseth shkruan në një moment në AC, se “Evropa tashmë e ka lejuar veten të pushtohet. Ajo zgjodhi të mos rindërtonte ushtritë e saj, duke thithur me kënaqësi gjirin e gatishmërisë së Amerikës për të luftuar dhe për të fituar luftërat”.

Hegseth është veçanërisht i indinjuar nga përfshirja e Turqisë në NATO. Ai argumenton se presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, “ëndërron haptazi të rivendosë perandorinë osmane” dhe është “një islamist me vizione islamike për Lindjen e Mesme”.

“Mbrojtja e Evropës nuk është problemi ynë. Kam qenë atje, e kam bërë dy herë,” shkruan Hegseth, duke shtuar: “Nato është një relike dhe duhet të hiqet dhe të ribëhet në mënyrë që liria të mbrohet vërtet. Kjo është ajo për të cilën Trump po lufto”, përfundon ai.

Ndërkohë OKB-në, ai e quan “një organizatë plotësisht globaliste që avancon në mënyrë agresive një agjendë anti-amerikane, anti-izraelite dhe anti-liri”.

 

Marrë nga AP

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave

“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri

5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta

Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm CDU kryeson sondazhet për të udhëhequr qeverinë e ardhshme gjermane
Artikulli tjetër Rumani, populisti i ekstremit të djathtë shkon në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nga Shqipëria, në Bosnje, rastet e rralla kur drejtësia prek krerët e shërbimeve sekrete
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Omni Bridgeway i kërkon gjykatës federale në Uashington, të mbajë gjobën ndaj Shqipërisë
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 22 Shtator, 2026
Sherr për kontratën 20 milionë euro të Check Up-it
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.