KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: FMN: Dobësimi i kërkesës për turizmin mund të sjellë rënie në sektorin e pasurive të paluajtshme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > FMN: Dobësimi i kërkesës për turizmin mund të sjellë rënie në sektorin e pasurive të paluajtshme
AnalizeEkonomiKryesoreOpinion

FMN: Dobësimi i kërkesës për turizmin mund të sjellë rënie në sektorin e pasurive të paluajtshme

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2024 10:32 am
119 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ekonomia shqiptare pritet të ketë një ecuri pozitive në 2024, duke u bërë ndër më të shpejtat në Europë. Gjithsesi tensionet e rritura gjeopolitike dhe zbutja e rritjes globale mund të ngadalësojë rritjen e brendshme.

Dobësimi i kërkesës për turizmin, pas goditjeve të tilla globale, mund të sjellë si rezultat zhvlerësimin e kursit të këmbimit dhe një rënie në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke ndikuar negativisht në sektorët financiarë dhe publikë.

Këto gjetje u publikuan në njoftimin për shtyp të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtuar nga Anke Weber, që përfshin David Bartolini, Fazurin Jamaludin, Jakree Koosakul dhe Hasan Toprak, i cili zhvilloi diskutime në kuadër të Konsultimit të Nenit IV me Shqipërinë për vitin 2024 gjatë periudhës 13-21 nëntor.

Ekonomia shqiptare është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë për vitin 2024. Pas rritjes me 3,9 për qind në vitin 2023, stafi i FMN- së parashikon një rritje reale të PBB-së me 3,6 për qind në vitin 2024, e nxitur nga kërkesa e brendshme, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit. Rritja për periudhën 2025-2029 pritet të mbetet e fortë, në rreth 3½ për qind, e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe turizmi, duke pasur parasysh çmimet konkurruese dhe përmirësimin e kapacitetit të këtij sektori.

Inflacioni në fund të vitit 2024 pritet të jetë rreth 2 për qind, poshtë objektivit prej 3 për qind të Bankës së Shqipërisë (BSh). Edhe pse efektet bazë të rënies së konsiderueshme të inflacionit mujor në fillim të vitit 2024 do të rritin përkohësisht inflacionin gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, kthimi i qëndrueshëm tek objektivi nuk pritet përpara vitit 2026, duke marrë parasysh shkallën e lartë të inercisë në procesin e inflacionit në Shqipëri. Deficiti i llogarisë korrente parashikohet të arrijë në 3,4 për qind për vitin 2024 dhe pritet të ketë një rritje të lehtë në afat të mesëm, për shkak të importeve më të larta të nxitura nga projektet e mëdha të investimeve publike.

Rreziqet rreth këtij parashikimi janë përgjithësisht të ekuilibruara. Tensionet e rritura gjeopolitike dhe zbutja e rritjes globale mund të ngadalësojë rritjen e brendshme, ndërsa rritja sërish e çmimeve të mallrave apo përsëritja e goditjeve lidhur me motin mund të rritë çmimet e energjisë elektrike dhe të nxitë prapë inflacionin. Dobësimi i kërkesës për turizmin, pas goditjeve të tilla globale, mund të sjellë si rezultat zhvlerësimin e kursit të këmbimit dhe një rënie në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke ndikuar negativisht në sektorët financiarë dhe publikë, duke pasur parasysh shkallën ende të konsiderueshme të borxhit në monedhë të huaj.

Në kahun pozitiv, aktiviteti i turizmit mund të vazhdojë të performojë përtej pritshmërive. Reformat strukturore me bazë të gjerë, në kontekstin e procesit të anëtarësimit në BE – ende jo pjesë e skenarit bazë të stafit të FMN-së — do të nxisnin në mënyrë domethënëse rritjen.

Përforcimi i të ardhurave fiskale, besueshmërisë dhe transparencës për të siguruar rritje gjithëpërfshirëse

Pritet që autoritetet të tejkalojnë realizimin e objektivit të buxhetit për vitin 2024 dhe synojnë një qëndrim fiskal më të lehtësuar në vitin 2025. Me të ardhurat në rrugën e duhur falë konjukturës së favorshme dhe vonesat në ekzekutimin e shpenzimeve kapitale, suficiti primar për vitin 2024 pritet të jetë rreth 0,5 për qind e PBB-së, lehtësisht më i lartë sesa objektivi buxhetor prej 0,3 për qind e PBB-së.

Buxheti i vitit 2025 synon një balancë primare zero. Stafi i FMN-së parashikon një konsolidim të kufizuar fiskal në vijim, me balancën primare, që pritet të levizë rreth zeros për periudhën 2026-2029 dhe me autoritetet qe vazhdojnë të zbatojnë rregullat fiskale. Borxhi publik, i cili pritet të jetë rreth 56 për qind deri në fund të vitit 2024, parashikohet te reduktohet në nivelin 50 për qind ne vitin 2029 dhe vlerësohet si i qëndrueshëm në periudhën afatmesme.

Një përpjekje më e fortë fiskale sesa ajo e parashikuar aktualisht do të ulte nevojat për financim bruto dhe do të rriste qëndrueshmërinë ndaj rreziqeve fiskale. Për këtë qëllim, stafi i FMN-së rekomandon për periudhën 2025-29 një suficit të lehtë primar në rreth ¼ për qind e PBB-së—çka do sjellë si rezultat një qëndrim fiskal përgjithësisht asnjanës nga viti 2026 e më tej.

Kjo do të kërkojë masa fiskale neto shtesë në rreth 1 për qind të PBB-së, ku përfshihen reformat në administrimin e të ardhurave dhe politikën tatimore dhe përpjekjet për të prodhuar efikasitet më të lartë në shpenzime, përfshirë nëpërmjet digjitalizimit të mëtejshëm. Për më tepër, përmirësimet e bëra në kuadrin e menaxhimit të investimeve publike do të lehtësojnë shpenzimet që ndikojnë në rritje në arsim, infrastrukturë, kujdes shëndetësor dhe veprimin për klimën. Këto politika duhen shoqëruar me forcimin e vazhdueshëm të menaxhimit të borxhit publik për të zgjatur maturitetin.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mediat e huaja: Opozita shqiptare kërkon qeveri teknike
Artikulli tjetër Protesta e opozitës, mbi 50 të shoqëruar në polici dhe 2 të arrestuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.