Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë mundësinë që t’i kthejnë Ukrainës armët bërthamore, ndaj të cilave Kievi hoqi dorë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, thotë Jake Sullivan, Këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare.
Rusia tha javën e kaluar se ideja ishte çmenduri absolute dhe se parandalimi i një skenari të tillë ishte një nga arsyet pse Moska i dërgoi trupa në Ukrainë. Si pjesë e Bashkimit Sovjetik, Ukraina i trashëgoi armët bërthamore pas shpërbërjes së tij në vitin 1991 por hoqi dorë nga këto armë në bazë të një marrëveshje të vitit 1994 që njihet si Memorandumi i Budapestit, në këmbim të garancive të sigurisë nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania.
Më 24 gusht të vitit 1991, parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, miratoi Aktin e Deklaratës së Pavarësisë së Ukrainës. Shtetet e Bashkuara e njohën pavarësinë e këtij vendi më 25 dhjetor të po atij viti dhe hapën ambasadën në kryeqytetin Kiev. Presidenti Bill Clinton e vizitoi Kievin tre herë – në 1994, 1995 dhe 2000.
Marrë nga Lapsi.al