KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse Rusia dhe Ukraina po e përshkallëzojnë tani luftën?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pse Rusia dhe Ukraina po e përshkallëzojnë tani luftën?
AnalizeBotaOpinion

Pse Rusia dhe Ukraina po e përshkallëzojnë tani luftën?

Përditësimi i fundit: 2 Dhjetor, 2024 11:09 am
130 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Dy sondazhe të kryera së fundmi, njëri në Rusi dhe tjetri në Ukrainë thonë se rusët dhe ukrainasit duan një fund sa më të shpejtë të luftës përmes negociatave.

Megjithatë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina, situata në terren po përshkallëzohet pasi të dyja palët duan të forcojnë pozicionet e tyre para rikthimit të Presidentit të zgjedhur Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Pak ditë më parë Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Rusia kreu sulm me një raketë hipersonike me aftësi bërthamore në Ukrainë. Ky sulm ngriti pyetje të mëtejshme se pse përshkallëzimi po ndodh vetëm disa javë para transferimit të pushtetit në Uashington.

Gjenerali Sergei Karakayev, shefi i Forcave Strategjike për Raketat të Rusisë, theksoi aftësitë shkatërruese të raketës së re të Rusisë.

“Bazuar në qëllimin dhe rrezen e kësaj arme, ajo mund të arrijë objektiva në të gjithë Evropën”, tha gjenerali Karakayev.

Presidenti Putin tha se sulmi me këtë raketë ruse ishte një përgjigje ndaj vendimit të administratës së Presidentit Biden që Ukraina të shfrytëzonte raketa të dërguara nga Amerika për sulme thellë brenda Rusisë. Ai tha se kishte për qëllim të tregonte se Rusia, nëse dëshiron, mund të godasë thellë në territorin e NATO-s.

Analistët thonë se sulmet me raketa janë pjesë e strategjisë së Rusisë dhe Ukrainës për të treguar forcë dhe për të përforucar pozicionin e tyre nëse shkohet në negociata.

Kremlini akuzon Presidentin në largim Joe Biden se ka sabotuar përpjekjet e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të ndërmjetësuar një fund të shpejtë të luftës, siç premtoi zoti Trump gjatë fushatës së tij.

Kjo është një akuzë që Rusia e ka bërë edhe më parë.

“Në fillim të mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, planet e tij për një dialog normal me Federatën Ruse, u minuan në një masë të madhe. Ka mundësi që sërish po shohim të njëjtën gjë tani”, tha Sergei Lavrov, Ministër i Jashtëm i Rusisë.

Në Uashington, disa analistë thonë se Rusia nuk është e interesuar të ndalojë luftën, me ose pa Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo luftë është kthyer në një gjë normale për elitën ruse, e cila dëshiron që ajo të vazhdojë sepse gjeneron rritje ekonomike. Çfarë do të ndodhë nëse ndalet? Ku do të shkojnë njerëzit që janë tani në krye?”, thotë për Zërin e Amerikës Vladislav Inozemtsev nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ndërkohë, një sondazh i ri nga Qendra Analitike ‘Yuri Levada’ në Moskë sugjeron se opinioni publik rus duket se po zhvendoset në favor të negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në Ukrainë, një sondazh i fundit i Gallupit zbulon se mesatarisht 52% e ukrainasve të anketuar do të donin të shihnin vendin e tyre të negocionte për t’i dhënë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur.

Nëse këto të dhëna qëndrojnë, mund të krijohen kushtet që Presidenti i zgjedhur Trump ta çojë përpara planin e tij dhe t’i bëjë të dyja palët të negociojnë një armëpushim pavarësisht përshkallëzimit aktual.

 

Marrë nga VOA (Zeri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA nuk do t’i kthejë Ukrainës armët bërthamore
Artikulli tjetër Vrasje në Ndroq, autori përdori pistoletë, qëlloi së paku dy plumba

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama shkarkon Vlora Hysenin
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.