KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Prishja e boshtit iranian të rezistencës, pas rënies së Assadit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Prishja e boshtit iranian të rezistencës, pas rënies së Assadit
AnalizeBotaOpinion

Prishja e boshtit iranian të rezistencës, pas rënies së Assadit

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2024 10:46 am
103 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Irani kaloi dekada duke ndërtuar të ashtuquajturin bosht të rezistencës, të përbërë nga përfaqësuesit e tij të armatosur rajonalë.

Ky rrjet përbën motorin kryesor të përpjekjeve të Teheranit për t’iu kundërvënë Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara dhe për të ushtruar ndikimin e tij në të gjithë Lindjen e Mesme.

Por, rënia e Qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad – aleat i Teheranit – i shkaktoi dëme të pariparueshme rrjetit, thonë ekspertët. Për Iranin, Siria siguronte një korridor të rëndësishëm tokësor për në Levant – rajonin që i ofronte mbështetje logjistike boshtit.

Korridori, i njohur gjithashtu si Gjysmëhëna Shiite, lidhte Teheranin me grupin e armatosur libanez, Hezbollah – një aleat ky i rëndësishëm dhe, njëherësh, pjesë integrale e boshtit.

“Nuk ka bosht pa qasje”, thotë Ali Vaez, drejtor i Projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave në Bruksel.

“Humbja e aftësisë për ta mbështetur Hezbollahun me logjistrikë do të thotë humbje e thellësisë strategjike të Iranit”, sipas tij.

Korridori i thyer

Duke vënë në dukje rëndësinë e Sirisë, Irani shpenzoi miliarda dollarë për ta mbajtur Assadin në pushtet. Teherani ndërhyri ushtarakisht në luftën civile të Sirisë në vitin 2013 dhe luajti rol kyç në mbështetjen e forcave të Assadit.

Ai dislokoi qindra oficerë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) për të rekrutuar dhe trajnuar dhjetëra mijëra luftëtarë shiitë, vendas dhe të huaj.

Pas humbjes së korridorit tokësor, që lidh anëtarët e boshtit nga Irani me Libanin, “ka të ngjarë të shohim një rezistencë shumë të zvogëluar në muajt dhe vitet e ardhshme”, thotë Farzan Sabet, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Institutin e Gjenevës IHEID.

Boshti, sipas tij, do të ketë “një kapacitet dukshëm më të ulët për të kryer operacione ushtarake në të ardhmen”.

Në kulmin e tij, boshti ishte aktiv në Territoret e Pushtuara Palestineze, Liban, Irak, Siri dhe Jemen, dhe kishte për qëllim t’i siguronte Iranit aftësi për të goditur armiqtë e tij jashtë kufijve.

Por, qasja e tij pësoi një sërë pengesash goditëse në muajt e fundit.

Siria tani drejtohet efektivisht nga organizata Hayat Tahrir al-Sham (HTS), e shpallur terroriste nga SHBA-ja, dhe aleatët e saj, disa nga të cilët janë të lidhur me Turqinë, rivalen e Iranit.

HTS-ja mori pushtetin në Damask më 8 dhjetor. Hezbollahu, në anën tjetër, u dobësua rëndë pas luftës njëvjeçare me Izraelin, i cili vrau udhëheqësin e grupit, Hassan Nasrallah.

Lufta shkatërruese e Izraelit në Rripin e Gazës pakësoi gjithashtu aftësitë e Hamasit – organizatë e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera dhe njëherësh anëtare e boshtit.

Ngjarjet në Siri “me siguri se do t’i kufizojnë edhe më shumë aftësitë e Iranit për të ruajtur ndikimin e tij rajonal”, thotë Raz Zimmt, studiues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Izrael.

Opsionet “shumë të këqija” të Iranit

I dobësuar në aspketin rajonal, Irani duhet të marrë tani vendime të vështira, përfshirë rishqyrtimin e strategjisë së tij të mbrojtjes e ndoshta edhe zhvillimin e një bombe bërthamore, thonë ekspertët.

Zimmt thotë se Irani ka dy “opsione shumë të këqija” – të mos bëjë asgjë dhe të pranojë se mbrojtja e tij kundër Izraelit është komprometuar, ose të krijojë armë bërthamore dhe ta ekspozojë veten ndaj mundësisë së një sulmi izraelit.

Sabet thotë se Irani do të përpiqet të shfrytëzojë çdo kaos të mundshëm në rajon, përfshirë Sirinë e pas Asadit, për ta rikthyer ndikimin e tij.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?

I nxehti ekstrem pushton Evropën

E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit

FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit

Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Investimet e huaja nga BE-ja, kryeson Maqedonia e Veriut, Shqipëria nga fundi
Artikulli tjetër Presidenti kinez: Lufta tregtare me SHBA-në nuk do të ketë fitues

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.