KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë

Përditësimi i fundit: 25 Maj, 2026 12:07 pm
180 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një nga arsyet kryesore që i shtyn njerëzit të braktisin vendin e tyre dhe të emigrojnë jashtë është pritshmëria për të fituar më shumë të ardhura. Por realiteti në terren është rezulton shumë ndryshe nga pritshmëritë. Veçanërisht për emigrantët shqiptarë.

Banka Botërore thotë se emigrantët shqiptarë jashtë fitojnë deri në dy herë më pak të ardhura se sa pritshmëritë që kanë patur përpara se të emigrojnë si dhe arrijnë të kursejnë shumë më pak nga sa kishin menduar. Sipas BB, kjo është e vërtetë për të gjitha kategoritë e emigrantëve, pavarësisht nivelit të shkollimit apo të aftësive të tyre.

“Ekziston një mospërputhje midis pritjeve para nisjes së migrantëve shqiptarë dhe realitetit të përvojës së tyre të migracionit në aspektin e të ardhurave, shpenzimeve dhe kursimeve,” vëren Banka Botërore.

Sipas raportit, për emigrantët e kthyer në vendlindje, pritshmëritë ishin që të fitonin mesatarisht 2839 dollarë në muaj në vendin e emigrimit. Por në fakt, të ardhurat mesatare të tyre kanë rezultuar 1678 dollarë në muaj ose 1.7 herë më pak.

Për ata që janë aktualisht në emigrim, zhgënjimi është edhe më i madh. Sipas BB, emigrantët aktualë prisnin që të fitonin mesatarisht 3922 dollarë në muaj, kur vendosën të emigrojnë. Por shifra faktike e të ardhurave që ata fitojnë është 2222 dollarë në muaj ose gati 1.8 herë më pak.

Zhgenjimi i emigranteve

Mospërputhja e pritshmërive dhe fitimeve reale pasqyrohet edhe tek shuma që emigrantët arrijnë të kursejnë. Sipas raportit, emigrantët e kthyer mendonin se do të kursenin mesatarisht 581 dollarë në muaj nga puna në emigrim. Por në fakt ata kanë arritur të kursejnë mesatarisht vetëm 300 dollarë në muaj gjatë qëndrimit të tyre në emigrim.

Për ata që janë aktualisht në emigracion, hendeku i zhgënjimit është edhe më i madh. Sipas raportit, emigrantët aktual shpresonin të kursenin mesatarisht 1273 dollarë në muaj, por arrijnë të kursejnë vetëm 446 dollarë në muaj ose gati 2.9 herë më pak.

“Ekziston një hendek i konsiderueshëm midis të ardhurave të parashikuara dhe atyre aktuale në të gjitha nivelet e arsimit,” konstaton raporti duke theksuar se zhgënjimi prek jo vetëm emigrantët e pashkolluar, por edhe profesionistët e mirëshkolluar.

“Emigrantët me arsim të lartë presin që të fitojnë mesatarisht 3542 dollarë në muaj, por fitojnë në të vërtetë 2105 dollarë ose 41 për qind më pak,” thekson Banka Botërore.

Këto mospërputhje qëndrojnë për çdo destinacion emigrimi nga Greqia deri në SHBA, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar. Emigrantët gjithmojnë fitojnë dhe kursejnë shumë më pak nga sa kanë pritur kur marrin vendimin për të emigruar.

Pritshmerite vs realiteti sipas vendeve te destinacionit

“Pritjet e papërputhshme mund të ndikojnë gjithashtu në vendimet për migrim, dhe mospërmbushja e këtyre pritshmërive mund të çojë në rezultate negative si për migrantët ashtu edhe për vendet e destinacionit, si dhe pas kthimit të tyre në Shqipëri,’ përfundon raporti.

Në fakt, emigrimi është një proçes me kosto. Sipas të dhënave të raportit, emigrantët shpenzojnë mesatarisht dy muaj të ardhura për të mbërritur në vendin ku emigrojnë dhe një pjesë e tyre e financojnë shpenzimet përmes huamarrjes tek miqtë ose nga kursimet e tyre.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria
Artikulli tjetër Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.