Studentët e Universitetit të Mjekësisë janë mbledhur sërish në ditën e 16 të protestave kundër qeverisë, duke nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Me thirrjet “Kërkojmë revolucion”, të rinjtë vijojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj situatës në vend, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.
Marshimi i studentëve të Mjekësisë zhvillohet në kuadër të protestave që prej 16 ditësh kanë përfshirë kryeqytetin, ku studentë nga universitete të ndryshme, të mbështetur edhe nga pedagogë, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë refuzuar ftesat e përsëritura të kreut të qeverisë për dialog, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre për dorëheqjen e tij mbetet e panegociueshme.
Marrë nga VNA.al