KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Spitalet psikiatrike në Shqipëri, mungesë stafi të specializuar dhe mbikapacitet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Spitalet psikiatrike në Shqipëri, mungesë stafi të specializuar dhe mbikapacitet
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Spitalet psikiatrike në Shqipëri, mungesë stafi të specializuar dhe mbikapacitet

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2024 11:11 am
132 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në raportin e fundit të inspektimeve në spitalet psikiatrike të Shqipërisë, publikuar nga Avokati i Popullit, janë evidentuar një sërë problematikash të rëndësishme që prekin cilësinë e trajtimit dhe kushtet e personave me probleme të shëndetit mendor.

Nga infrastruktura e papërshtatshme, te mbikapaciteti dhe stafi i papërgatitur, problematikat nënvizojnë nevojën për një buxhet më të madh drejt këtyre institucioneve. Sipas të dhënave të marra, përgjatë vitit 2023, në 4 spitalet psikiatrike në vend ka pasur 3161 pacientë.

Raporti thekson se shumë nga rekomandimet janë të përsëritura ndër vite dhe shpesh nuk kërkojnë buxhet të madh për zbatimin e tyre, por mbeten të pazgjidhura. Avokati i Popullit ka kërkuar që këto masa të merren parasysh sa më shpejt për të siguruar një trajtim më cilësor, human dhe të denjë për personat me probleme të shëndetit mendor në Shqipëri.
Inspektimet janë kryer në disa institucione, përfshirë spitalet psikiatrike në Vlorë, Shkodër, Elbasan, Tiranë, si dhe në institucionet e veçanta për të burgosurit në Lezhë dhe Tiranë.

Problematikat Kryesore:

• Kushte të papërshtatshme infrastrukturore: Spitalet psikiatrike në Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Tiranë vazhdojnë të përballen me mungesa të theksuara në kushtet strukturore për trajtimin dhe rikuperimin e pacientëve.

• Mungesa e aktiviteteve rikuperuese: Në disa institucione, si spitali ‘Xhavit Gjata’ në Tiranë dhe ‘Sadik Dinçi’ në Elbasan, mungojnë ambientet për zhvillimin e aftësive okupacionale dhe aktivitetet e rikuperimit.

• Kapacitetet e pamjaftueshme: Institucionet shëndetësore psikiatrike vuajnë nga mungesa e hapësirave për akomodimin e pacientëve në faza rikuperimi, si në sistemin e shtëpizave në Shën Koll.

• Mungesa e investimeve: Rikonstruksioni i pavijoneve, veçanërisht në spitalet e Elbasanit dhe QSUT, mbetet një nevojë imediate për të përmbushur standardet e kërkuara nga institucionet ndërkombëtare.

• Stafi i pamjaftueshëm dhe i papërgatitur: Ka nevojë urgjente për shtim të mjekëve psikiatër, infermierëve dhe stafit ndihmës, si dhe për trajnime të posaçme për menaxhimin e pacientëve me çrregullime të rënda mendore.

• Mungesa e pavijoneve të posaçme: Pacientët abuzues me substanca narkotike nuk kanë hapësira të dedikuara për trajtim specifik.

Avokati i Popullit ka propozuar një sërë masash për përmirësimin e situatës, duke përfshirë:

• Rikonstruksionin e plotë të ndërtesave spitalore dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore (ngrohje, dushe, tualete).

• Pajisjen e spitaleve me mjete kufizimi mekanik dhe riorganizimin e pavijoneve për pacientët akutë.

• Vendosjen e sistemeve të monitorimit me kamera në ambientet e përbashkëta për rritjen e sigurisë.

• Krijimin e pavijoneve të posaçme për personat me çrregullime të lidhura me abuzimin me substanca narkotike.

• Shtimin e kuotave për specializantë në psikiatri dhe rritjen e stafit klinik dhe ndihmës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?

I nxehti ekstrem pushton Evropën

E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit

FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit

Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Beketi ngre një tjetër padi, ndaj Shqipërisë: Vazhdon persekutimi im
Artikulli tjetër Serbia po negocion me Rusinë për të zgjatur kontratën e furnizimit me gaz

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.