KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Thumanë-Kashar, nga 4 Janari nis kalimi me pagesë 2.5 euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Thumanë-Kashar, nga 4 Janari nis kalimi me pagesë 2.5 euro
AktualeFinanceSociale

Thumanë-Kashar, nga 4 Janari nis kalimi me pagesë 2.5 euro

Përditësimi i fundit: 14 Dhjetor, 2024 10:08 am
232 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga data 4 janar 2025 do të nisë aplikimi i pagesës në segmentin Thumanë-Kashar. Në një njoftim për shtyp kompania koncesionare G2Infra bëri të ditur se kjo rrugë që është pjesë e korridorit Blu do të hyjë në regjimin e pagesës ashtu sikurse është parashikuar qysh në fillesat e saj.

“Ky aks ofron një përvojë udhëtimi më të sigurt më të shpejtë dhe përbën një nga arteriet më të rëndësishme infrastrukturore të Shqipëri” vijon njoftimi i shkurtër i kompanisë.

Rruga Thumanë-Kashar u hap për qarkullim në 30 qershor 2024 dhe është një autostradë 21 kilometra. Kjo rrugë u ndërtua nga kompania private mbajtëse e koncesionit 35 vjeçar dhe me një kosto 271 milionë euro sikurse u deklarua gjatë ceremonisë së çeljes pak muaj më parë.

Kalimi në këtë rrugë është programuar me pagesë, vlera e të cilës varet nga mjetet por që nis nga një dysheme prej 2.1 euro pa TVSH dhe 2.52 euro me TVSH. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit dhe do të ndryshojë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Kontrata parashikon rrumbullakosje të çmimit kur është me presje dhjetore.

Nga ana tjetër teksa monedha vendase është leku, pagesa në lekë do të bëhet në bazë të një kursi që do të përcaktohet në kontratë, i afërt me kursin e tregut.

Kontrata me Gener 2 dhe G2 Infra që janë mbajtëse të koncesionit përllogarit që gjatë 35 viteve plani i të ardhurave të jenë rreth 1.3 miliardë lekë pa TVSH.

Një element tjetër i kontratës është ai lidhur me garantimin e të ardhurave bazë që do të vijnë nga operimi i rrugës. Shteti merr përsipër që në 8 vitet e para të nisjes së operimit nëse nuk arrihet plani bazë të ofrojë mbështetje.

Kështu në vitin e parë plani bazë i të ardhurave për operim dhe mirëmbajtje është 26.85 milionë euro ndërkohë që shteti do të garantojë 8 milionë euro, në vitin e dytë që përkon me vitin 2025 plani bazë i të ardhurave është 25.58 milionë euro dhe garancia e shtetit ulet në 5.6 milionë euro.

Monitor.al raporton se në vitin e tretë të operimit plani i të ardhurave është 25.10 ndërkohë që nëse nuk arrihet ky plan garancia e shtetit është për 3.92 milionë euro.

Vit pas viti plani i të ardhurave ndryshon duke kulmuar në 63.15 milionë euro në vitin 2055 teksa mbështetja e shtetit ndalet në vitin 2031 kur garancia e parashikuar është 360 mijë euro.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje

Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm MI5 heton pasuritë e Princit Andrew
Artikulli tjetër Fier, Ministrja e Arsimit pezullon nga detyra drejtorin i shkollës, ku u plagos me thikë 17-vjeçari

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

26 Tetor, 2026
Analize Bota Opinion Politike 26 Tetor, 2026
KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 26 Tetor, 2026
Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.