Günther Fehlinger-Jahn, kandidati për president në Austri, ka reaguar pas humbjes së Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Me anë të një reagimi në platformën “X”, Fehlinger-Jahn shkruan se pas humbjes së Aleksandar Vuçiç, radhën e ka Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
“Sonte Vuçiç, nesër Rama” shkruan ai X, teksa komenton humbjen e partise se Vuçiç në zgjedhje dhe fitoren e Listës Studentore.
Ai shpreh bindjen se vala e kundërshtimit ndaj liderëve që akuzohen për prirje autoritare mund të përhapet edhe në vende të tjera të rajonit.
Marrë nga Dosja.al